Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në 2 shtator në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë 26-vjeçari Xhesjon Zogu, me profesion gazetar. Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke shkaktuar përplasjen kokë më kokë mes dy automjeteve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Xhesjon Zogu1
Njoftimi i policisë: -Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të rasteve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Aksidenti Vore xhesjon zogu

