Lajme Zone
E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari vret nënën dhe plagos rëndë të atin! Arratiset në drejtim të paditur (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari vret nënën dhe plagos rëndë të atin! Arratiset në drejtim të paditur (EMRAT)

Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të tij.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij me sende të forta. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se autori i krimit është 45-vjeçari Florion Dalladaku, viktima është 80-vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërsa i plagosuri, 77-vjeçari Hasan Dalladaku. LEXO edhe...Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës! Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të tij dhe po kryen kontrolle në të gjithë zonën, ku ka ngritur edhe postoblloqe, me qëllim prangosjen e autorit 45-vjeçar. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Informacion paraprak-Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al lushnje Fier vrasje policia Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 49.6% Keq 27.6% Nuk e di 22.8% Vota total: 123 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?