Një divorc dyshohet se është në zanafillën e sulmit me armë që ndodhi pasditen e së shtunës në Milot Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me një konflikt familjar mes autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte shënjestër e sulmit. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se përplasja ka ardhur pas divorcit të 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar, çka mund të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit. LEXO edhe...Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave! Në kërkim autori Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit. Sipas hetimeve paraprake, Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ndoqi nga pas makinën tip “Audi” që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit. Pavarësisht të shtënave, 30-vjeçari nuk mbeti i lënduar. Pas sulmit, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur. Policia vijon kontrollet për lokalizimin e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen. U.D/ReportTv.al sulm me arme arme zjarri Lezhe milot Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.4% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 2473 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
