Disa kalimtarë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit pretendojnë se automjeti ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Foto ilustruese Një vajzë është përplasur teksa kalonte vizat e bardha nga një automjet që nuk i ndaloi semaforit të kuq. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, pranë ish-Hipotekës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip ‘Porsche’, me drejtues shtetasin Kevin Belaj, ka përplasur një vajzë 20 vjeçe, e cila në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Pas përplasjes, automjeti nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. E reja, Anamaria Memeti është marrë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe Policia.
Disa kalimtarë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit pretendojnë se automjeti ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Megjithatë, kjo mbetet një dëshmi paraprake dhe pritet të verifikohet nga Policia përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës dhe as mbi identitetin e drejtuesit të automjetit që u largua pas përplasjes.
Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e automjetit.kaloi semaforin e kuq Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zbulohet parcelë me mbi 1100 rrënjë kanabis në Dibër, arrestohen dy persona 2 Gusht 2026, 10:2110:21Kronike Kërcet arma në Lezhë, qëllohet ndaj një makine në lëvizje te Ura e Milotit; policia në ndjekje të autorit 1 Gusht 2026, 22:2222:22Kronike Një plumb në qafë i mori jetën, autopsia zbardh detajet e ekzekutimit të 25-vjeçarit shqiptar në Itali! 1 Gusht 2026, 19:1219:12Kronike Turistët italianë denoncuan se u dhunuan, policia sqaron ngjarjen: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish! 1 Gusht 2026, 18:0018:00Kronike Aksident në një minierë në Bulqizë, dyshohet për një viktimë 1 Gusht 2026, 15:0615:06Kronike Kontrolle blic në Tiranë/ Sekuestrohen drogë dhe armë të ftohta, verifikohen 61 makina luksoze 1 Gusht 2026, 12:4412:44Kronike

