Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pamjet brenda banesës së dëmtuar në Vlorë/ Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve izoloi flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e tretë të një pallati, në rrugën Transballkanike. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete dhe forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar flakët.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, është bërë e mundur izolimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet përreth. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale brenda banesës së përfshirë nga zjarri.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor dhe specialistët përkatës të përcaktojnë rrethanat që çuan në shpërthimin e flakëve. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet