Partia e Lirisë akuzon Bashkinë e Tiranës: Qytetarët paguajnë më shumë për parkimin, por nuk marrin më shumë shërbim Partia e Lirisë akuzoi Bashkinë e Tiranës të dielën se ka dështuar të zgjidhë problemin e parkimit në kryeqytet, ndërsa qytetarët, sipas saj, përballen çdo ditë me mungesën e vendeve, trafikun dhe tarifa gjithnjë e më të larta. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Bashkiak, Artan Distafa, tha se në vend të investimeve për shtimin e hapësirave të parkimit, vëmendja është përqendruar te tenderat. LEXO edhe...Tiranë/ Dyshsohet se dhunuan 20-vjeçarin italian që kishte ardhur për pushime, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç Distafa iu referua raportimeve në media për procedurën e “Tirana Parking” me vlerë rreth 485 mijë euro për blerjen e 18 kasave automatike, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet e administrimit të parave publike. Ai i bëri thirrje "organeve kompetente të hetojnë me transparencë çdo procedurë" për të cilën, sipas tij, ka dyshime, ndërsa kërkoi më shumë vende parkimi, tarifa të përballueshme dhe transparencë në administrimin e shërbimit. Deklarata e Distafës " Parkimi në Tiranë është kthyer në një nga problemet më të mëdha të përditshmërisë për qytetarët. Çdo ditë mijëra drejtues automjetesh humbasin kohë të çmuar duke kërkuar një vend parkimi, paguajnë tarifa gjithnjë e më të larta dhe përballen me një shërbim që mbetet larg standardeve që u është premtuar. Në vend që Bashkia e Tiranës të investojë për të zgjidhur mungesën e vendeve të parkimit, për të ulur kostot për qytetarët dhe për të modernizuar realisht shërbimin, vëmendja vazhdon të përqendrohet tek tenderat me vlera marramendëse. Sipas raportimeve mediatike, ndërsa SPAK po heton një sërë procedurash në Bashkinë e Tiranës, "Tirana Parking" ka hapur një procedurë tenderuese me vlerë rreth 485 mijë euro për blerjen e 18 kasave automatike, një zhvillim që ngre pikëpyetje serioze për prioritetet e administrimit të parave publike. Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, më shumë tendera, më shumë pagesa për qytetarët dhe asnjë zgjidhje për problemet reale. Prej vitesh, tarifat e parkimit janë rritur vazhdimisht, duke e kthyer parkimin në një barrë të rëndë financiare për familjet shqiptare. Qytetarët paguajnë më shumë se kurrë, por nuk marrin më shumë shërbim. Nuk ka më shumë vende parkimi, nuk ka lehtësim të trafikut dhe nuk ka një strategji serioze për menaxhimin e lëvizjes në kryeqytet. Tirana është shndërruar në një qytet ku është më e lehtë të gjesh një tender sesa një vend parkimi. Kjo është pasoja e një modeli qeverisës që nuk planifikon, nuk ndërton infrastrukturë publike në funksion të qytetarëve dhe nuk jep llogari për mënyrën se si shpenzohen fondet publike. Ndërkohë që qytetarët paguajnë çdo ditë më shumë për parkimin, ata vazhdojnë të humbin orë të tëra në trafik, të përballen me mungesën e hapësirave dhe me një shërbim që nuk justifikon kostot e larta. Partia e Lirisë dënon këtë mënyrë administrimi të Bashkisë së Tiranës dhe i bën thirrje organeve kompetente të hetojnë me transparencë çdo procedurë për të cilën ekzistojnë dyshime apo indicie për shkelje të ligjit. Fondet publike duhet t'u shërbejnë qytetarëve dhe jo të ushqejnë një kulturë të pafund tenderash. Qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për propaganda dhe as për tendera pa fund. Ata kanë nevojë për parkime funksionale, tarifa të përballueshme, transparencë dhe një administratë që punon në interesin e tyre. U.D/ReportTv.al Partia e Lirise Artan Distafa bashkia tirane Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.3% Vota total: 2566 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

