Lajme Zone
Kosovë/ Kurti: Ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive
PolitikëReport TV

Kosovë/ Kurti: Ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

LVV-ja dhe LDK-ja pritet t’i rifillojnë bisedimet që ishin pezulluar muajin e kaluar për shkak të një votëbesimi brendapartiak të cilit i mbijetoi këtë javë lideri i partisë opozitare, Lumir Abdixhiku.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri” mes partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja të vendit gjatë javës së ardhshme. LVV-ja dhe LDK-ja pritet t’i rifillojnë bisedimet që ishin pezulluar muajin e kaluar për shkak të një votëbesimi brendapartiak të cilit i mbijetoi këtë javë lideri i partisë opozitare, Lumir Abdixhiku. LEXO edhe...Varreza masive në Zubin Potok, Albin Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara I pyetur të shtunën vonë se kur do të rinisin takimet me Abdixhikun teksa po afron seanca konstituive e Kuvendit e 6 gushtit, Kurti tha: “Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të”. “Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti për Ekonomia Online. Ndërkohë, të shtunën, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë një kuvendi partiak të enjten ishte arritur pajtueshmëri që partia të bashkëpunojë me partinë në pushtet për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit. LDK-ja tashmë ka caktuar disa parime si parakushte për një marrëveshje të mundshme me LVV-në, përfshirë: marrëveshje për të gjitha institucionet, pra Kuvendin, Qeverinë, Presidencën, ose asnjë; agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i vendit si dhe ndarja e përgjegjësive. “Këto tri parime neve na bashkojnë si Grup Parlamentar. Kuvendi [i LDK-së] ka kërkuar që kjo e drejtë të ushtrohet deri në fund. Se si do të përmbyllet kjo kërkesë, tani është çështje e negociatave [me LVV-në]”, tha Haziri për REL-in. Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevojë për një marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri, dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike e institucionale. Partia e tij i mori 53 mandate dhe, duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe - që gëzojnë 10 vende - atëherë ai pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re. Por, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë. Prandaj çështja e presidentit pritet të jetë në qendër të bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut. A do të mjaftonte një marrëveshje LVV-LDK? Njohësit e zhvillimeve politike thonë se zhvillimet e fundit në LDK, por edhe pozicionimi i partive politike në përgjithësi, nuk japin sinjale premtuese dhe të sigurta për formimin e institucioneve të reja. Sipas tyre, rezultati i ngushtë i votimit për dhe kundër vazhdimit të mandatit të Abdixhikut për kryetar, rikonfirmon se brenda LDK-së ekzistojnë çarje të thella ndërmjet dy taborëve. Analisti Rrahman Paçarizi, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se deklarata e Hazirit, se LDK-ja do të shkojë drejt një marrëveshjeje me LVV-në në rast se ajo ia respekton parimet e deklaruara, nuk e qartëson situatën. “Më shumë është në funksion të ndërtimit të rrëfimit se LDK-ja nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si bllokuese e formimit të institucioneve”, shtoi Paçarizi. Ai sheh pak gjasa që të gjendet një formulë nga kryetari i LDK-së, por edhe nga tabori i pakënaqur me të brenda kësaj partie, për të krijuar qëndrim të përbashkët të 18 deputetëve ndaj një marrëveshjeje të mundshme me LVV-në. Analisti Artan Muhaxhiri gjithashtu tha se, pavarësisht rikonfirmimit të mandatit të Abdixhikut në krye të partisë, përplasjet brenda LDK-së tregojnë se çfarëdo marrëveshje me LVV-në nuk do të marrë mbështetjen e të gjithë 18 deputetëve të kësaj partie në Kuvend. “Minimumi i ka gjashtë ose shtatë deputetë më pak se sa numri i përgjithshëm i deputetëve. Kështu që Abdixhiku e ka vetëm një detyrë, ta ndryshojë për 180 shkallë qasjen ndaj deputetëve të pakënaqur dhe personaliteteve shumë të rëndësishme të LDK-së, të cilët e kundërshtojnë mënyrën e lidershipit të tij”, theksoi Muhaxhiri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Në rast se vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025./REL U.D/ReportTv.al kosove Albin Kurti Lumir Abdixhiku Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.4% Vota total: 2654 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?