Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 6 vite burg për trafikim narkotikësh. Në pranga ka rënë Gentian Lika, 50 vjeç, i lindur në Kavajë. Arrestimi u bë nga shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të fazës së radhës të operacionit të koduar "FAST". LEXO edhe...Kryeministrja italiane shfrytëzon krizën e emigrantëve në Spanjë, kërkon të hapen qendra të tjera riatdhesimi si në Shqipëri dhe të financohen nga Bashkimi Europian Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Romës e ka dënuar Likën në muajin mars 2025 me 6 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Pas ndalimit të tij, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka nisur procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin. Njoftimi i Policisë "Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "FAST".Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara policore, bënë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasit Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë" U.D/E.H/ReportTv.al interpol tirana Durres itali Gentian Lika Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.3% Vota total: 2566 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
