Lajme Zone
E mërkura me mot të nxehtë, reshje të dobëta në veri të vendit… parashikimi për sot (VIDEO)
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E mërkura me mot të nxehtë, reshje të dobëta në veri të vendit… parashikimi për sot (VIDEO)

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare, por kalimtare.

Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare, por kalimtare. Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje. LEXO edhe...Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO) Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. P.J/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.4% Vota total: 1750 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?