Lajme Zone
SportShqiptarja

'E ke një shtëpi të dytë aty', Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri! Kampioni i botës falenderon prindërit e shqiptarit (VIDEO)


Më 25 korrik Joshua fitoi me K.O. kundër boksierit shqiptar, por pas duelit duket se respekti është ai që mbizotëron mes të dyve.

Anthony Joshua ka ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta nga dueli i fituar me boksierin shqiptar Kristian Prenga, duke treguar se përtej rezultatit, respekti dhe vlerësimi mes rivalëve mbeten vlerat më të rëndësishme të sportit. Në videon e publikuar nga ish-kampioni britanik i botës, bie në sy një moment simbolik, ku Joshua vendos mbi supe flamurin shqiptar. Gjithashtu, ai shfaqet pranë familjarëve të Prengës, të cilët ishin të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Joshua theksoi se trashëgimia më e madhe e sportit nuk matet vetëm me fitore. LEXO EDHE:Grushte në ring, miliona në llogarinë bankare! Zbulohet shuma që fituan Joshua dhe Prenga nga dueli historik “Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit”, shkroi ai. Britaniku shprehu mirënjohje edhe për prindërit e Kristian Prengës, duke i falenderuar për mundësinë e kësaj përballjeje. “Dua t’ju falenderoj që më dhatë mundësinë të luftoj me djalin tuaj. Ishte një ndeshje e madhe. Të dy dhamë më të mirën dhe ju vlerësoj juve, ekipin dhe Prengën”, u shpreh Joshua. Nga ana tjetër, edhe Kristian Prenga pati fjalë vlerësimi për kundërshtarin e tij, duke e cilësuar Joshuan një legjendë të boksit dhe duke e ftuar të vizitojë Shqipërinë. “Jam krenar që ndava ringun me ty. Të kam thënë se je legjendë, u rrita me ty. Të uroj më të mirën ty dhe familjes tënde. Je i mirëseardhur në Shqipëri, e ke një shtëpi të dytë aty”, tha Prenga. Joshua triumfoi me 'knockout' në raundin e dytë të përballjes së zhvilluar më 25 korrik, pasi kaloi me sukses një raund të parë të fortë përballë boksierit shqiptar. Megjithatë, ajo që mbeti në qendër të vëmendjes pas sfidës ishte respekti i ndërsjellë dhe gjestet e bukura sportive që të dy boksierët shfaqën pas ndeshjes. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: boks kristian prenga Anthony Joshua Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 7102 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?