Lajme Zone
E BUJSHME/ Plani i FIFA-s për të arkëtuar miliarda nga futbolli, UEFA del menjëherë kundër
SportCNA

E BUJSHME/ Plani i FIFA-s për të arkëtuar miliarda nga futbolli, UEFA del menjëherë kundër

FIFA po shqyrton një projekt që mund të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të të drejtave tregtare të Kupës së Botës dhe turneve të tjera kryesore. Sipas raportimeve nga “The Times”, presidenti Gianni Infantino synon krijimin e një kompanie të re, ku FIFA do të mbajë shumicën e aksioneve, ndërsa 20 deri në 30% do t'u ofrohen investitorëve privatë për disa miliardë dollarë. Në këtë strukturë do të përf

FIFA po shqyrton një projekt që mund të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të të drejtave tregtare të Kupës së Botës dhe turneve të tjera kryesore.

Sipas raportimeve nga “The Times”, presidenti Gianni Infantino synon krijimin e një kompanie të re, ku FIFA do të mbajë shumicën e aksioneve, ndërsa 20 deri në 30% do t'u ofrohen investitorëve privatë për disa miliardë dollarë.

Në këtë strukturë do të përfshihen edhe 211 federatat anëtare të FIFA-s, secila me një pjesë të vlerësuar rreth 20 milionë dollarë.

Raportohet se mes investitorëve të mundshëm janë Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të SHBA, Donald Trump. Projekti ka ngritur shqetësime se mund të shtojë presionin për zgjerimin e Kupës së Botës nga 48 në 64 skuadra ose për organizimin më të shpeshtë të turneut.

UEFA reagoi menjëherë, duke deklaruar se futbolli dhe mënyra e qeverisjes së tij nuk mund të trajtohen si pasuri për shitje. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.