Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me episodin e ndodhur mbrëmjen e sotme.
Siç sqaron përmes një videopostimi në rrjetet sociale, ka pasur një përplasje me disa persona, incident që sipas tij është shkaktuar nga anëtarë të partisë së Arlind Qorit.
Balliu, ndërsa jep detaje për ngjarjen, shprehet se ky akt nuk do ta ndalojë që të vijojë mbështetjen ndaj protestuesve, teksa shtoi se personat e përfshirë do të marrin përgjigjen e merituar. “Me zhurmën mediatike të qeverisë, më duhet të sqaroj se kam denoncuar sot rreth orës 17:00 dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit drejt studentëve. Dhimitraq Ziu kërkonte të fshihte dhunën e policisë kriminale të Edi Ramës. Së dyti, patëm një incident të organizuar nga operacionlja e policisë, që përdorin partitë e Qorave, që janë në shërbim total të mazhorancës dhe Ramës. Ata do të marrin përgjigjen e merituar. Nuk më kanë goditur, por është e vërtetë se janë sulmuar qytetarët në atë moment. Nuk ka skemë të Qorave të më ndalojë të mbështesim studentët përballë Ramës”,-tha ndër të tjera Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

