Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur me ironi ndaj ngjarjes së ndodhur sonte me deputetin demokrat, Klevis Balliu.
Ky i fundit u hodh në lumin e Lanës nga një grup të rinjsh protestues.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Balla është shprehur se tanimë deputetin duhet ta marrë kryedemokrati Sali Berisha. “O Saaaaali po të thashë hiqi deputetët nga protesta! Shko merre në Lanë tani Klevis Balliun”,-shkruan Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

