Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“E ardhmja është rinia”/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Bashkohuni, të gjithë bashkë t’i dalim zot këtij vendi


Në podium revoltën kundër Ramës, një prej protestuesve u bëri thirrje shqiptarëve që t’i dalin zot vendit dhe të ardhmes së tyre.

Në podium revoltën kundër Ramës, një prej protestuesve u bëri thirrje shqiptarëve që t’i dalin zot vendit dhe të ardhmes së tyre. Ai deklaroi se numri i pjesëmarrësve në protestë nuk është thelbësor, duke theksuar se edhe nëse në shesh do të ishin vetëm dy persona, sipas tij, vendi do të kishte ende shpresë. Po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos mjaftohen vetëm me pjesëmarrjen si spektatorë, por të angazhohen për atë që e konsideron të ardhmen e vendit. Protestuesi u ndal edhe te të rinjtë dhe studentët, duke ngritur shqetësimin për mundësitë e punësimit dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri. ” Sa herë ne dalim në protestë dalim për atë flamur. Çdo shqiptar që ka shkuar në atë stadium ku luan kombëtarja duhet ta dijë se ato burra që ndjekin topin në fushë nuk janë ata Shqipëria, i shërbejnë një presidenti të një federate që bën korrupsion. Duhet të jemi këtu në shesh. Jo për të parë dhe bërë xhiro por për ti dalë zot këtij vendi, atdheut.

Shqipëria e shqiptarëve vdekja është e tradhtarëve. Studentët në 5 tetor do fillojnë universitetin. A ka bij nënash që më datë 5 do hyjnë në shkollë dhe mendojnë se a do kenë një punë? Nuk i shikojnë lotët e nënave të tyre ku mendojnë se nuk kanë të ardhme në vendin e tyre? E ardhmja është te rinia.

Dëgjoj që flasin shumë për bashkim, shikoj një shpirt të pastër te gjithsecili këtu te ju. Nuk më intereson nëse sheshi është plot apo bosh. Edhe 2 sikur të jenë me shpirtin e pastër ky vend ka shpresë dhe të ardhme. Nëna Shqipëri i ka pasur djemtë e saj nëpër luftëra. Nëna Shqipëria lëngon se shqiptarët vuajnë në rrugët e kurvës Europë. Ne shqiptarët nuk duhet të lëmë fatet tona as nga Amerika as nga një vend i huaj”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta Tirane