Koreja e Veriut ka lëshuar një “predhë të paidentifikuar” drejt Detit të Japonisë të enjten vonë, sipas një njoftimi zyrtar nga Shefat e Përbashkët të Shtabit (JCS) të Koresë së Jugut. Ushtria e Koresë së Jugut bëri me dije se lëshimi u detektua rreth orës 17:08 me orën lokale (KST). Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë e ka cilësuar menjëherë predhën si një raketë të mundshme balistike, duke rritur nivelin e vigjilencës në rajon. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrezen e fluturimit apo lartësinë që ka arritur raketa. Kjo ngjarje shënon testin e parë të këtij lloji nga ushtria e Koresë së Veriut që prej 3 korrikut, kur Pheniani lëshoi raketa të ngjashme nga baza e tij detare në Mayag. Organet ushtarake të dy vendeve fqinje po vazhdojnë monitorimin e situatës për të përcaktuar parametrat e saktë të predhës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

