Lajme Zone
Shtyhet seanca konstituive, LVV nuk propozon kandidat për kryeparlamentar/ Kurti: Kërkojmë më shumë kohë për bisedime me opozitën
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shtyhet seanca konstituive, LVV nuk propozon kandidat për kryeparlamentar/ Kurti: Kërkojmë më shumë kohë për bisedime me opozitën

LVV nuk ka propozuar një emër pë kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar kohë për bisedime të mëtejshme me partitë opozitare. Drejtuesi i LVV Albin Kurti deklaroi se ky konstituim s’mund ta çdojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

LVV nuk ka propozuar një emër pë kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar kohë për bisedime të mëtejshme me partitë opozitare. Drejtuesi i LVV Albin Kurti deklaroi se ky konstituim s’mund ta çdojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Ai ka falënderuar liderin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takimet e mbajtura. “Ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK. Rifillimi i bisedimeve u bë vetëm në këtë javë. Ne duam bisedime edhe me PDK-në edhe me AAK-në, ndonëse refuzimi i tyre është i qartë”, tha ai. Po ashtu uroi 120 deputetët për betimin e mandatit të ri.

“Konstituimi s’duhet të na çojë në zgjedhje të panevojshme të paarsyeshme, kërkojmë kohë shtesë që t’u japim shans bisedimeve politike për marrëveshje për president a presidente të re”, tha Kurti. Pas kësaj, drejtuesi i seancës Dehari shtyu seancën konstituive. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb