Lajme Zone
“Dy viça të ngordhur në burimin e ujit”/ Denoncimi për ndotjen në Xibër-Murrizë
Të tjeraJOQ Albania

“Dy viça të ngordhur në burimin e ujit”/ Denoncimi për ndotjen në Xibër-Murrizë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rëndë ndotjeje në Xibër-Murrizë, Mat.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rëndë ndotjeje në Xibër-Murrizë, Mat.

Sipas tij, dy viça të ngordhur dhe në gjendje dekompozimi janë hedhur në një burim uji që përdoret nga banorët e zonës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen mbetjet e kafshëve të ngordhura mes gurëve dhe në afërsi të ujit, ndërsa zona ndodhet pranë rrugës dhe bajpasit të Murrizit.

“Në burimin e ujit të fshatit Xibër-Murrizë janë hedhur dy viça të ngordhur e të dekompozuar, duke ndotur ujin e banorëve dhe ajrin.”

Sipas denoncuesit, situata ndodhet rreth një kilometër nga Tuneli i Murrizit, ndërsa ai pretendon se deri tani nuk është marrë asnjë masë për largimin e mbetjeve.

“Bashkia nuk merr asnjë masë për pastrimin e këtyre materialeve ndotëse.”

Prania e kafshëve të ngordhura pranë një burimi uji ngre shqetësime serioze për higjienën dhe mjedisin, ndaj situata kërkon verifikim dhe ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, duke kërkuar verifikimin e menjëhershëm të situatës dhe marrjen e masave për pastrimin e zonës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)