Salla e Parlamentit është tronditur sot nga një ngjarje me përmasa "historike" që rrezikon të lërë në hije çdo ligj, buxhet apo reformë të dekadës së fundit.
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka guxuar të shfaqet në ambientet e Kuvendit me një pamje të re.
Kur ajo ka shkelur oborrin e Kuvendit, pyetja mitike që ka çaluar nëpër korridore ka qenë: "Zegjineja është kjo?"
Për një moment, gazetarët menduan se kishin ngatërruar dyert dhe kishin hyrë te sfilata e ndonjë shtëpie modëje në Milano, e jo te institucioni ku vendoset fati i qytetarëve.
Ndërkohë që vendi lundron në paqe e begati të plotë, falë këtij eventi tani jemi më të qetë... taksat tona janë të mbrojtura sepse deputetët tanë kujdesen për estetikën para se të futen në sallën e Kuvendit.

