12 MINUTA ME PARE “Burg deputetëve që fusin njerëz në punë”, Bardhi nga Kuvendi: Do jem i pari që do ta votoj! Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi nga Kuvendi se do të votojë çdo ndryshim në Kodin Penal që parashikon dënim me burg për deputetët që ndërhyjnë për të punësuar persona.
Duke iu drejtuar ligjvënësve të mazhorancës, Bardhi iu referua ndryshimeve që kryeministri Rama ka paralajmëruar se do t’i dërgojë në Parlament. Demokrati tha se do të jetë i pari që do të votojë pro një dispozite të tillë.
“Madje kur ai të sjellë në Parlament ndryshimet në Kodin Penal, siç ka paralajmëruar, ndryshimet në Kodin Penal, për t’ju futur në burg, pse ndërhyni të fusni njerëz në punë, unë do të jem i pari që do ta votoj”, tha ai.
Bardhi vijoi me kritika ndaj deputetëve socialistë, duke deklaruar se nuk i vjen keq kur i dëgjon të ankohen për mënyrën se si trajtohen nga Rama. Ai tha se, deputetët nuk kanë kurajën të mbrojnë dinjitetin e tyre.
“Prandaj nuk më vjen aspak keq për ju kur ju dëgjoj të ankoheni me gjysmë zëri se si ju keqtrajton Edi Rama dhe sesi po përpiqet t’ju bëjë mish për top para njerëzve që të mbulojë përgjegjësitë e tij. Për sa kohë ju nuk gjeni kurajën të bëni asgjë për të mbrojtur dinjitetin tuaj, atëherë e meritoni të trajtoheni pa dinjitet nga Edi Rama”, u shpreh Bardhi.
Kreu i grupit të PD-së akuzoi mazhorancën se nuk u jep llogari qytetarëve, por voton sipas vendimeve të kryeministrit.
“Kështu që merrni bllokun në dorë, ulni kokën të turpëruar dhe shkoni në vendin që ju dërgon Edi Rama dhe jo ndërgjegjja juaj, për shfaqjen më tallëse për shqiptarët. Ju nuk shkoni te njerëzit për t’ju dhënë llogari, por me kartonin tuaj në xhep, të gatshëm për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, sa herë ju urdhëron Edi Rama”, tha gjithashtu Bardhi. 14 MINUTA ME PARE Protesta para Kuvendit, momenti kur policia arreston protestuesin e “armatosur” me vezë (Video) Momenti i ndalimit të protestuesit Policia ka ndaluar disa protestues me pretendimin se shkelën perimetrin e sigurisë të vendosur në zonën pranë Parlamentit.
Video e mëposhtme tregon momentin kur disa civilë ndalojnë një qytetar, për të cilin thuhet se kishte me vete disa vezë. Duket se vezët konsiderohen një “armë” e rrezikshme, çka ka bërë që civilë të Policisë së Shtetit të shtrijnë në rrugë qytetarin dhe ta mbajnë ashtu të izoluar deri në ardhjen e uniformave policore që kanë bërë shoqërimin drejt komisariatit. Ky nuk është rasti i parë kur policia ndalon qytetarë, në protestat e organizuara prej më shumë se 100 ditësh, sepse posejdojnë vezë, të cilat kryesisht hidhen drejt deputetëve ose automjeteve të tyre. 29 MINUTA ME PARE “Modeli KAYO po projektohet edhe në shëndetësi”, Bardhi: Tenderi miliona euro do t’i jepet mikut të Ramës Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta nga foltorja e Kuvendit ndaj mazhorancës, duke deklaruar se “modeli KAYO” po projektohet edhe në sektorin e shëndetësisë.
Sipas Bardhit, duke ju referuar përgjimit të publikuar nga Arben Ahmetaj, një shoqëri e re do të ketë në dorë miliarda euro të këtij sektori, ndërsa akuzoi qeverinë se po përgatit terrenin për një tender në favor të një personi të afërt me kryeministrin Edi Rama.
“Modeli KAYO i Ermal Raketës po projektohet dhe për shëndetësinë. Një shoqëri e re, që do të ketë në dorë miliardat e eurove të shëndetësisë. Një model ky që ndodh, kur shqiptarët paguajnë më shumë se çdo vend tjetër i Europës për shërbimet shëndetësore. Tani doni të vidhni sërish me miq të rinj të Edi Ramës", tha Bardhi.
Në vijim, demokrati iu referua edhe largimit të Salës, duke thënë se vendimi është për t’u përshëndetur, por jo heshtja e saj. Sipas tij, këto takime synojnë vendosjen e kontakteve me një shtetas izraelit, të cilin e lidhi me një tender të ardhshëm.
“Largimi i Salës është për t’u përshëndetur, por jo heshtja e saj. Ka takime që të hyhet në kontakt me një shtetas izraelit. Një tjetër mik do të marrë tenderin e radhës. Rama bën pazarin, qeveria përgatit ligjin dhe ky ligj është në favor të privatit”, u shpreh Bardhi.
Bardhi vijoi sulmet ndaj mazhorancës, duke deklaruar se deputetët socialistë votojnë sipas vullnetit të kryeministrit.
“Ju, me ligjin e investimeve strategjike, i keni dhënë Ramës mundësi të zhdukë për interesa thellësisht private dhe plotësisht të pista 2.1 milionë metra katrorë tokë shtetërore në zonat më të bukura të Shqipërisë.
Vetëm dje në mbrëmje, me informacionet që ka prej vitesh si një nga njerëzit e afërt të Edi Ramës, me informacionet që ju ia dërgoni për të luftuar njëri-tjetrin, ish-zëvendëskryeministri juaj Arben Ahmetaj ka shpalosur para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë hartën e kapjes së shtetit.
Edi Rama merr vendimet. Njerëzit e tij, herë me emrin Gys Agasi, herë me emrin Ron Jefet, bëjnë pazaret.
Kompanitë shtetërore përdoren për të kaluar pasuritë dhe paratë publike te privatët e përzgjedhur. Ndërsa drejtësia ndëshkon ndonjë vartës, por nuk prek atë që drejton skemën, Edi Ramën”, përfi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. 30 MINUTA ME PARE Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën Momenti kur hidhen vezë Qindra qytetarë janë mbledhur në rrugën pranë Kuvendit, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Protestuesit vijojnë tubimin nën masa të forta sigurie, ndërsa i janë drejtuar me thirrje SPAK-ut, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama.
“Arrestoni Ramën!”, kanë thirrur njëzëri qytetarët e mbledhur pranë Parlamentit.
Gjatë protestës janë shënuar edhe momente tensioni me forcat e rendit. Në momentin kur një njësi e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka kaluar pranë protestuesve, disa prej tyre kanë qëlluar në drejtim të efektivëve me vezë dhe domate.
“Polici e krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”, kanë thirrur protestuesit teksa efektivët kalonin pranë tyre.
Zona rreth Kuvendit vijon të jetë nën masa të forta sigurie, me forca të shumta policore të dislokuara dhe me perimetrin e sigurisë që kufizon afrimin drejt godinës së Parlamentit.
Protesta vijon jashtë, ndërsa brenda sallës deputetët po zhvillojnë seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar. 33 MINUTA ME PARE Shkelën perimetrin e sigurisë, policia ndalon 5 protestues te Kuvendi; hidhen vezë ndaj FNSH Protesta te Kuvendi Të paktën 5 protestues janë ndaluar nga policia, pasi shkelën perimetrin e sigurisë, që forcat e rendit kishin krijuar në zonën rreth Parlamentit, duke mos lejuar protestuesit të afroheshin.
Sipas informacioneve të raportuara, qytetarët që janë ndaluar shkelën perimetrin e sigurisë dhe kundërshtuan forcat e rendit, ndërsa ndaj policisë është qëlluar me vezë. Kryesisht vezët janë përdorur kundër forcave të ndërhyrjes së shpejtë, që duket se kanë qenë edhe më aktivet në aksionet për ndalimin e protestuesve.
Kështu duket se vezët që ishin rezervuar ndaj deputetëve, protestuesit i kanë përdorur ndaj policisë, e cila prej mesditës, kishte marrë masat duke bllokuar afrimin e qytetarëve pranë Kuvendit.
Nën thirrjet “arrestoni Ramën”, protestuesit i janë drejtuar forcave të policisë me ovacione, ndërsa Parlamenti konsiderohet si i krimit.
Protestuesit janë pozicionuar kryesisht në rrugën Xhorxh W. Bush, dhjetra metra larg kangjellave rrethues të Kuvendit, ndërsa e gjithë zona e Pedonales, nga Ministria e Brendshme deri në afërsi të Kuvendit, është e bllokuar nga Policia. 41 MINUTA ME PARE “Të shkrihet Parlamenti”, Blushi: Qytetarët pas gardheve metalike, Kuvendi në shtetrrethim Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit përfundimin sa më parë të legjislaturës dhe shpërndarjen e Parlamentit.
Gjatë fjalës së tij, Blushi deklaroi se institucioni ligjvënës nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve shqiptarë, ndërsa hodhi akuza se ai përfaqëson interesat e krimit të organizuar.
Teksa iu referua protestës që po zhvillohej jashtë Parlamentit dhe masave të shtuara të sigurisë, përfshirë gardhet metalike, Blushi e cilësoi situatën si një “shtetrrethim”.
“Doja ta nisja me një urim, që në fakt është sot urimi i shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve, që kjo legjislaturë të mbyllë sa më parë punimet, sepse ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve”, tha ai.
Blushi kritikoi vendosjen e barrierave përreth godinës, ndërsa përdori edhe termin “zoti Raketa”, pa iu referuar me emër personit që kishte në shënjestër.
“Atyre shqiptarëve që edhe sot u kemi vënë para gardhe metalikë dhe e keni kthyer Kuvendin në shtetrrethim, të denjë vetëm për zotin Raketa që ka gjetur mirësinë të vijë sot në Kuvend dhe uroj të japë sqarime që e ka shndërruar Shqipërinë, një vend anëtar të NATO-s...”, vijoi përfaqësuesi i PL-së.
Gjithashtu, Tedi Blushi bëri thirrje për shpërndarjen e Parlamentit dhe akuzoi mazhorancën për ligjet e miratuara.
“Prandaj e ftoj zotin Raketa që t’i fusë edhe një raketë në mënyrë këtij Parlamenti që duhet të shkrihet. Shumica e ligjeve që sot po rrjepin shqiptarët mbajnë vulën tuaj”, u shpreh ai. 53 MINUTA ME PARE Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar, Peleshi përcakton prioritetet: Territorialja dhe Zgjedhorja, dy reformat kryesore Niko Peleshi Kuvendi ka nisur punimet në sesionin e ri parlamentar, ndërsa e gjithë zona pranë Parlamentit ishte e rrethuar nga forca të shumta policore, që kishin vendosur një perimetër sigurie, duke parandaluar mbledhjen e qytetarëve në protestën e njoftuar një ditë më parë, ndërsa shmangën kështu incidentet e mundshme me deputetë.
Seanca nisi me himnin kombëtar, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa mori fjalën në nisje të seancës tha se dy nga reformat më të rëndësishme janë Zgjedhorja dhe Territorialja.
“Së pari, përafrimi i legjislacionit. Kuvendi do të shyqrtojë me përparësi projektet që lidhen me standardet e BE. Do të nisim bashkëpunimin. Do të forcojmë kontrollin post-legjislativ.
Së dyti, intensitfikim i diplomacisë parlamentare. Kontakte dinamike me parlamentet e 27 vendeve anëtare do të vazhdojnë. Më 27 shtator Kuvendi do të organizojë konferencën ndërparlamentare. Ajo është një mundësi për të vendosur Shqipërinë në qendër të dialogut.
Së treti, përgatitja për anëtarësimin e plotë. Gjatë këtij sesioni do të fillojmë punën për t’u përgatitur sesi Shqipëria do të funksionojë si vend anëtar me të drejta të plota. Nuk do të presim ditën e anëtarësimit, por do të fillojmë që sot.
Çështje e rëndësishme mbetet reforma zgjedhore dhe administrativo-territoriale. Reformat duhet të afrojnë më shumë institucionet me qytetarët. Ne jemi këtu për të kërkuar llogaridhënien pa ndërhyrë dhe zëvendësuar kompetencat e institucioneve.
Rishikimi i statusit të deputetit është nevojë e domosdoshme që ky mandat të shërbejë për qytetarin. Kuvendi do të vlerësojë nevojën për përmirësimin e legjislacionit mjedisor, pasi mjedisi është pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Peleshi. 57 MINUTA ME PARE Protestuesit grumbullohen pranë Kuvendit/ Policia nis me shoqërimet, ndalon dy persona (Video) Protesta dhe momenti i shoqërimit Pavarësisht masave të forta të sigurisë dhe perimetrit të ngritur nga Policia rreth Kuvendit, një grup protestuesish është mbledhur në rrugën që lidh qendrën e Tiranës me Rrugën e Elbasanit, në krah të qendrës tregtare Toptani. Ndërkohë, një incident është regjistruar pranë Ministrisë së Brendshme, ku forcat “Shqiponja” kanë arrestuar dy persona. Policia ka ngritur një perimetër të gjerë sigurie për të penguar afrimin e protestuesve drejt godinës së Kuvendit. Megjithatë, një pjesë e tyre janë grumbulluar në aksin pranë Toptanit që lidh zonën e qendrës me Rrugën e Elbasanit.
Protestuesit janë shprehur se do të vijojnë tubimin e tyre jashtë Parlamentit, për t’i treguar çdo deputeti ‘se ata nuk na përfaqësojnë”. Tensionet e para janë shënuar pranë Ministrisë së Brendshme. Fillimisht, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të larguar disa persona nga perimetri i sigurisë.
Gjatë ndërhyrjes ka pasur momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa në zonë kanë ndërhyrë edhe efektivët e forcave “Shqiponja”.
Pas përplasjes, dy persona janë arrestuar nga Policia. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e arrestimit apo akuzat ndaj tyre.
Forca të shumta policore vijojnë të qëndrojnë të dislokuara në zonë, ndërsa perimetri rreth Kuvendit dhe institucioneve pranë tij mbetet nën masa të forta sigurie. 1 ORE ME PARE Ndryshime në PS, Evis Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit Evis Kushi Evis Kushi pritet të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun. Ndryshimi është njoftuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas burimeve, Kushi do të propozohet për postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu pritet të largohet nga kjo detyrë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lëvizjet janë bërë të ditura gjatë mbledhjes së socialistëve, në kuadër të ndryshimeve në postet drejtuese.
Evis Kushi rikthehet kështu në një pozicion të rëndësishëm institucional, pasi më herët ka mbajtur postin e ministres së Arsimit dhe Sportit.
Ndërkohë, kalimi i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë sjell edhe nevojën për zëvendësimin e saj në drejtimin e Kuvendit. 1 ORE ME PARE Shtetrrethim te Kuvendi/ Policia mban larg protestuesit, deputetët e PS futen nga hyrjet alternative Masat e sigurisë te Kuvendi Deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të futen në ambientet e Kuvendit përmes hyrjeve alternative, ndërsa jashtë godinës protestuesit janë mbledhur përpara nisjes së seancës plenare. Masat e forta të sigurisë dhe perimetri i ngritur nga Policia kanë bërë që protestuesit të mbahen në distancë nga godina, e cila ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Situata rreth Kuvendit është tensionuar në prag të nisjes së seancës, teksa forca të shumta policie janë dislokuar në zonë dhe kanë kufizuar afrimin e protestuesve pranë hyrjeve kryesore.
Në këto kushte, deputetët socialistë kanë zgjedhur rrugë dhe hyrje alternative për të mbërritur në sallën e Kuvendit, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me turmën e mbledhur jashtë.
Një incident është regjistruar me deputeten socialiste Iris Luarasi, e cila po tentonte të hynte në Kuvend përmes një qendre tregtare pranë godinës. Në këtë zonë ndodheshin disa prej protestuesve dhe për disa momente është krijuar tension gjatë kalimit të saj.
Deputetët e tjerë socialistë kanë arritur ndërkohë të futen në ambientet e Kuvendit përmes hyrjeve të tjera, nën masa të shtuara sigurie. Jashtë, disa protestues janë të grumbulluar, por perimetri i vendosur nga Policia nuk i lejon të afrohen pranë godinës së Parlamentit.
Forcat e rendit kanë krijuar një brez sigurie rreth Kuvendit, ndërsa hyrjet dhe rrugët e aksesit janë nën kontroll të shtuar. Pamja në terren është ajo e një Parlamenti të vendosur praktikisht në shtetrrethim, me deputetët që hyjnë nga rrugë alternative dhe protestuesit që mbahen në distancë nga kordoni policor.
Masat e forta të sigurisë pritet të vijojnë gjatë zhvillimit të seancës plenare, ndërsa jashtë Kuvendit protestuesit mbeten të grumbulluar. 1 ORE ME PARE Video/ Protestuesit ‘pritë’ deputetëve, përplasen me Iris Luarasin; emrat e tjerë futen fshehtas në Kuvend Iris Luarasi Protestuesit i kanë zënë “pritë” deputetëve që po hyjnë në Kuvend, ndërsa janë përplasur me Iris Luarasin. Ndërsa ligjvënës të tjerë kanë zgjedhur rrugë alternative për t’u futur në godinë duke shmangur tubuesit. Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është përballur me tensione teksa po shkonte drejt Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca.
Teksa kalonte përmes një qendre tregtare për të mbërritur në godinën e institucionit, ajo është ndjekur nga një grup protestuesish, të cilët kanë lëshuar thirrjet “deputete e shitur”, "mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave!" dhe “deputete e krimit”.
Mes tyre ishte edhe aktivistja Arvina Lleshi, e cila iu drejtua Luarasit me akuza, duke e quajtur “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”.
Luarasi është deputetja e parë që është përballur drejtpërdrejt me protestuesit gjatë tubimit.
Në kushtet e tensioneve, deputetë të tjerë po përdorin rrugëkalime që konsiderohen më të sigurta për të mbërritur në Parlament, ndërsa më herët është paralajmëruar bllokimi i aksesit drejt godinës dhe mundësia e përplasjeve.
Policia ka marrë masa të shtuara sigurie në perimetrin përreth, duke vendosur efektivë të forcave “Shqiponja” dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në pikat kryesore të aksesit. Efektivët vijojnë të qëndrojnë të dislokuar në zonë, ndërsa tubimi vazhdon. 1 ORE ME PARE Përgjimi/ Nga KAYO te akuzat për trafik armësh, PD kërkon Komision Hetimor për Ramën e Nufin Ermal Nufi dhe Edi Rama Nënkryetari i PD-së kërkon që Kuvendi të hetojë pretendimet e bëra publike nga Arben Ahmetaj dhe aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO. Ai publikoi edhe një shkresë drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku pretendon se kërkesa e tij për informacion ka mbetur pa përgjigje për më shumë se 100 ditë... Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të shqyrtuar akuzat e ngritura për një skemë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Kërkesa lidhet me pretendimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, si dhe me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO. Këlliçi kërkon që Kuvendi të verifikojë këto pretendime dhe rolin e personave të përmendur në to.
Sipas Këlliçit, Ahmetaj ka paraqitur materiale për komunikime të Ron Yeffet me partnerë ukrainas. Deputeti demokrat pretendon se këto materiale ngrenë pikëpyetje për procedura, tenderë, projekte dhe aktivitetin në sektorin e armëve. Këto mbeten akuza që Këlliçi kërkon t'i nënshtrohen hetimit parlamentar.
Në mbështetje të pretendimit se nuk ka marrë informacion nga institucionet, Këlliçi ka publikuar një shkresë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të datës 18 gusht 2026, drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Dokumenti mban lëndën "Kërkesë e përsëritur për informacion". Në të, deputeti i referohet një kërkese të mëparshme të përcjellë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit më 28 prill 2026. Sipas shkresës, në momentin e kërkesës së përsëritur kishin kaluar mbi 100 ditë pa një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes.
Këlliçi mbështetet te neni 8 i ligjit nr. 8550, të vitit 1999, "Për Statusin e Deputetit". Në dokument evidentohet se drejtuesit e institucioneve duhet t'u përgjigjen kërkesave të deputetëve brenda 15 ditëve nga paraqitja e tyre.
Këlliçi thotë se kërkesat e tij për informacion lidhen me dyshimet mbi aktivitetin e KAYO-s. Ai pretendon se mungesa e përgjigjes nga Ministria e Mbrojtjes e bën të nevojshëm shqyrtimin e çështjes nga Kuvendi.
Nënkryetari i PD-së kërkon gjithashtu përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Ermal Nufi. Ai e lidh këtë kërkesë me pretendimet e publikuara për Ron Yeffet dhe me aktivitetin e kompanisë shtetërore.
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Këlliçi kërkon që Kuvendi të procedojë kërkesën e opozitës për Komisionin Hetimor, me objekt verifikimin e akuzave, dokumenteve dhe aktivitetit të institucioneve e subjekteve të përmendura në këtë çështje. 2 ORE ME PARE Kuvendi “blindohet” para protestës/ Qindra policë në terren, barriera metalike dhe makina uji në gatishmëri Foto nga masat para Kuvendit Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Tirana po përgatitet për një pasdite nën masa të forta sigurie. Zona përreth Kuvendit është “blinduar” nga Policia, ndërsa fotot e siguruara nga “Pamfleti” tregojnë qindra efektivë të dislokuar në terren, barriera metalike, rrugë të bllokuara dhe makina uji në gatishmëri. Mobilizimi i forcave vjen për shkak të protestës së paralajmëruar që pritet të mbahet përpara Parlamentit, pikërisht në kohën kur deputetët do të rikthehen në sallë. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së XI është parashikuar të nisë sot në orën 17:00, por shumë përpara mbërritjes së deputetëve, Policia ka marrë nën kontroll perimetrin përreth godinës së Parlamentit.
Nga pamjet e ardhura te “Pamfleti”, shihet një prani e madhe e forcave të rendit përpara Kuvendit dhe në rrugët që të çojnë drejt tij. Efektivët janë pozicionuar në disa pika, ndërsa aksesi në zonën menjëherë përpara godinës është kufizuar.
Rruga para Kuvendit është bllokuar, ndërsa barriera metalike janë vendosur për të krijuar një perimetër sigurie dhe për të penguar afrimin e protestuesve pranë godinës ku do të zhvillohet seanca. Qindra forca policie në gatishmëri te lulishtja e Kuvendit Masat shtrihen përtej hyrjes kryesore të Parlamentit. Sipas pamjeve të siguruara nga “Pamfleti”, barriera metalike janë vendosur në zonën e Rrugës së Elbasanit, deri pranë qendrës tregtare Toptani, si dhe në fund të Pedonales, duke kufizuar lëvizjen dhe aksesin drejt Kuvendit. Në gatishmëri janë vendosur edhe makinat e ujit, pjesë e mjeteve që Policia përdor për menaxhimin e turmave në rast tensionesh. Prania e tyre, së bashku me numrin e lartë të efektivëve dhe rrethimin metalik të zonës, tregon për nivelin e masave të marra për tubimin e paralajmëruar. Sipas të dhënave të raportuara, në planin e masave pritet të angazhohen rreth 1600 efektivë policie për garantimin e rendit dhe sigurisë. Forcat janë shpërndarë në disa pika të kryeqytetit, me përqendrimin kryesor në perimetrin e Parlamentit dhe akset që lidhen me të. Policia synon të krijojë një distancë sigurie mes protestuesve dhe godinës së Kuvendit, ndërsa kufizimet e qarkullimit pritet të prekin si automjetet, ashtu edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë në zonat e bllokuara. Mobilizimi i Policisë lidhet me protestën e paralajmëruar për pasditen e sotme, e cila përkon me rikthimin e deputetëve në Parlament. Për këtë arsye, vëmendja e forcave të rendit është përqendruar veçanërisht te zona përpara Kuvendit, ku pritet të mblidhen protestuesit. Seanca e orës 17:00 ka kryesisht karakter ceremonial për hapjen e sesionit të ri parlamentar, por atmosfera jashtë godinës është krejt tjetër. Përpara se deputetët të zënë vendet në sallë, Kuvendi është rrethuar nga efektivë policie dhe barriera metalike, ndërsa një pjesë e akseve përreth është bërë e pakalueshme.
Masat e sigurisë kanë prekur kështu një perimetër të konsiderueshëm në qendër të Tiranës, nga zona e Parlamentit drejt Rrugës së Elbasanit, Toptanit dhe Pedonales.
Qindra policë në terren, barriera metalike në disa akse, rrugë të bllokuara dhe makina uji në gatishmëri: kjo është panorama pak orë para nisjes së seancës plenare. Kuvendi hyn në sesionin e ri parlamentar nën masa të forta sigurie, ndërsa jashtë tij pritet protesta e paralajmëruar për pasditen e sotme. /Pamfleti kuvend proteste pd akuza ahmetaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator 2026, 22:5222:52LIVE UPDATES Situatë alarmante në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka; rrezikohen banesa dhe biznese 4 Shtator 2026, 19:2319:23LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria 2 Shtator 2026, 22:1522:15LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori sjell surpriza, Rama bllokohet në Kryeministri; policia përplaset me protestuesit 1 Shtator 2026, 21:0221:02LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestuesit mesazh Ramës: Po vjen shtatori! 14 Gusht 2026, 21:3721:37LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 64 ditë para Kryeministrisë, protestuesit mesazh Ramës: Mos tento të blesh protestën! 2 Gusht 2026, 20:5920:59LIVE UPDATES

