Protesta dhe momenti i shoqërimit Pavarësisht masave të forta të sigurisë dhe perimetrit të ngritur nga Policia rreth Kuvendit, një grup protestuesish është mbledhur në rrugën që lidh qendrën e Tiranës me Rrugën e Elbasanit, në krah të qendrës tregtare Toptani. Ndërkohë, një incident është regjistruar pranë Ministrisë së Brendshme, ku forcat “Shqiponja” kanë arrestuar dy persona. Policia ka ngritur një perimetër të gjerë sigurie për të penguar afrimin e protestuesve drejt godinës së Kuvendit. Megjithatë, një pjesë e tyre janë grumbulluar në aksin pranë Toptanit që lidh zonën e qendrës me Rrugën e Elbasanit.
Protestuesit janë shprehur se do të vijojnë tubimin e tyre jashtë Parlamentit, për t’i treguar çdo deputeti ‘se ata nuk na përfaqësojnë”. Tensionet e para janë shënuar pranë Ministrisë së Brendshme. Fillimisht, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të larguar disa persona nga perimetri i sigurisë.
Gjatë ndërhyrjes ka pasur momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa në zonë kanë ndërhyrë edhe efektivët e forcave “Shqiponja”.
Pas përplasjes, dy persona janë arrestuar nga Policia. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e arrestimit apo akuzat ndaj tyre.
Forca të shumta policore vijojnë të qëndrojnë të dislokuara në zonë, ndërsa perimetri rreth Kuvendit dhe institucioneve pranë tij mbetet nën masa të forta sigurie.
policia protes 9134f8f5 ad10 4db3 b6b8 4b0ea2f85416 3 sd 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Audio-përgjimet e Ahmetajt tronditën politikën", Klodiana Lala: SPAK të hetojë akuzat për trafik armësh 8 Shtator 2026, 16:2616:26Aktualitet Kush është “Igor” i përgjimit të Ahmetajt? Gruaja ju kap me 30 mln USD në valixhe, 40 mln të tjera investime në offshore 8 Shtator 2026, 16:2616:26Aktualitet Shqipëria synon rol në Gaza, Hoxha diskuton në Tiranë angazhimin në forcën ndërkombëtare 8 Shtator 2026, 16:1616:16Aktualitet AKU “zbarkon” te bizneset pranë shkollave, kontrolle për higjienën dhe afatet e përdorimit të produkteve 8 Shtator 2026, 16:0216:02Aktualitet Zjarret në Helmas të Kavajës drejt shuarjes, situata vihet nën kontroll 8 Shtator 2026, 15:3915:39Aktualitet Rregullorja e GJKKO-së për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata 8 Shtator 2026, 14:2014:20Aktualitet

