Tensione janë shënuar gjatë protestës së sotme qytetare, në ditën e 101-të të rezistencës, teksa në Parlament ka nisur seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar.
Situata është tensionuar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej protestuesve.
Sipas informacioneve paraprake, janë shoqëruar disa protestues, të cilët janë marrë nga efektivët dhe janë larguar nga zona ku po zhvillohej protesta.
Momenti i shoqërimit të dy prej tyre janë filmuar dhe pamjet tregojnë ndërhyrjen e policisë dhe largimin e protestuesve nga vendi i tubimit.
Mësohet se tensionet nisën pasi efektivët e policisë u kanë kërkuar protestuesve të spostohen në anën tjetër të kryqëzimit dhe pedonales pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë refuzuar, duke sjellë edhe përplasjen me forcat e rendit.
Në atë moment, përpara Ministrisë së Brendshme vijonin thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protesta vijon në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e protestuesve dhe nëse ndaj tyre do të merren masa të tjera. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

