Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult, në Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri dy persona, babë e bir. Sipas informacionit të fundit të Policisë, viktimat janë shtetasit Lekë Gjoni, Prel Gjoni, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri, shtetasi Lazer Bashi, ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka sqaruar se në informacionin paraprak ishte raportuar gabimisht emri i një tjetër personi si i plagosuri. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve. Policia pritet të japë informacione të tjera në vijim, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia Shkoder

