Lajme Zone
Përplasi shtetasin dhe ia mbathi nga vendngjarja/ Arrestohet shoferi në Durrës
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasi shtetasin dhe ia mbathi nga vendngjarja/ Arrestohet shoferi në Durrës

Identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit që aks...

Identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh.

Ngjarja ndodhi të premten në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, Durrës, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç.

Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.