Lajme Zone
Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në Rrashbull të Durrësit. Babai i tre fëmijëve ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 38-vjeçari u largua pa e kthyer kokën pas. Report Tv ka siguruar edhe foto të viktimës. Ai është identifikuar dhe vënë në pranga mbrëmjen e së dielës, me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe largimit n

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në Rrashbull të Durrësit. Babai i tre fëmijëve ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 38-vjeçari u largua pa e kthyer kokën pas. Report Tv ka siguruar edhe foto të viktimës. Ai është identifikuar dhe vënë në pranga mbrëmjen e së dielës, me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe largimit nga vendi i aksidentit. LEXO edhe...Kapen 5.2 kg kokainë e heroinë në Tiranë, arrestohen 2 persona! Droga do trafikohej drejt Durrësit Policia ka sekuestruar edhe makinën e tij, tip ‘Benz A-Class’, me të cilën aksidentoi për vdekje Hasanin. Njoftimi i policisë: Aksidentoi me automjetin që drejtonte një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh, Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e automjetit. Në vijim të njoftimit të datës 21.08.2026, për një aksident rrugor me pasojë vdekjen, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, Durrës, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, ju informojmë se: Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Vasil Hasani rezar rexhepi aksident me vdekje arrestim Durres rrashbull Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 63.2% Keq 29.2% Nuk e di 7.6% Vota total: 684 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?