Lajme Zone
Aksidentoi për vdekje 41 vjeçarin, pranga shoferit/ Durrës, viktima po lëvizte me biçikletë, drejtuesi u largua nga vendngjarja
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidentoi për vdekje 41 vjeçarin, pranga shoferit/ Durrës, viktima po lëvizte me biçikletë, drejtuesi u largua nga vendngjarja

Pas 48 orësh hetime, Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Pas 48 orësh hetime, Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, ku më 21 gusht u gjet i pajetë një 41-vjeçar, banues në Rrashbull.

Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, u bë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit. Në vijim të veprimeve, policia arrestoi një 38-vjeçar, banues në Sukth. Gjithashtu, u gjet edhe automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se është përplasur biçiklisti.

38-vjeçari dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet