Ndërsa Kosova është në një ngërç politik të shkaktuar nga mosmarrëveshjet lidhur me emrin e presidentit, dy figura të huaja të njohura në mbështetjen për Kosovën kanë bërë propozimet e tyre për një emër që mund të përafrojë palët dhe t’i japë fund krizës. Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, në një apel të pak ditëve më parë drejtuar partive politike ka propozuar emrin e Faton Bislimit për president duke thënë se emri i tij duhet shqyrtuar mbi bazën e meritave dhe jo të preferencave politike apo personale. LEXO edhe...Kriza në Kosovë, PDK dhe AAK ‘mësyjnë’ në Kryeministri: Albin, mos shkel mbi gjakun e të rënëve! Bislimi është aktivist dhe politikan shqiptar nga Kosova dhe shërbeu si anëtar i parlamentit të Kosovës në vitin 2020. “E njoh Fatonin prej më shumë se dy dekadash dhe kam përcjellë nga afër përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe zhvillimin e tij si shërbyes publik. Historia e tij është thellësisht e lidhur me rrugëtimin e vetë Kosovës. I formësuar nga lufta dhe zhvendosja, ai ndoqi arsimin në Amerikën e Veriut, përfshirë diplomimin në Harvard, fitoi njohuri të drejtpërdrejta mbi institucionet demokratike amerikane dhe shërbeu si deputet i Republikës së Kosovës. Ai ka vazhduar të punojë në sfera politike, akademike, qytetare dhe ndërkombëtare për ta forcuar Kosovën dhe marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara. Për punën e tij, ai ka fituar respektin e shumë njerëzve jo vetëm në botën shqiptare, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë” shkruan DioGuardi në letrën e tij. Një apel të ngjashëm bëri një ditë më parë edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William G. Walker. “Faton “Tony” Bislimin e njoh prej shumë vitesh. Kemi diskutuar shpesh për politikën e Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe për vendin e këtij shteti të ri në Evropë dhe në botë. Nuk kam asnjë dyshim për pavarësinë e tij në mendim dhe për aftësinë e tij për t’i artikuluar dhe mbrojtur qartë qëndrimet e veta për çfarëdo çështjeje.Sipas mendimit tim, ndër emrat që mund të merren në konsideratë, Fatoni i posedon të gjitha aftësitë e nevojshme, si dhe profilin personal që kërkohet për të qenë një President i suksesshëm” shkruhej në apelin e Walker. Po kush është Faton Bislimi? Faton Bislimi ka lindur më 12 shkurt 1983 në Gjilan. Ai ka ndërtuar karrierën mes Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, duke u angazhuar në fushën akademike, politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Bislimi është kushëri i parë me Besnik Bislimin, ish-zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës në qeverinë Kurti 2. Studimet universitare i përfi në Texas Lutheran University në SHBA, ku u diplomua summa cum laude në Shkenca Kompjuterike dhe Matematikë. Më pas kreu studimet master në Administratë Publike dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard Kennedy School, ndërsa një master të dytë në Marrëdhënie Ndërkombëtare e përfi në Dalhousie University në Kanada. Karriera e tij nuk është kufizuar vetëm në akademi. Ai ka ligjëruar në universitete në Kosovë dhe Kanada, si edhe ka punuar me organizata ndërkombëtare. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij lidhet me Shtetet e Bashkuara dhe lobimin për çështjen e Kosovës. Bislimi ka bashkëpunuar për vite me radhë me ish-kongresistin amerikan Joseph DioGuardi dhe me Albanian American Civic League, duke marrë pjesë në aktivitetet e organizatës në mbështetje të çështjes shqiptare. Edhe angazhimi i tij politik në Kosovë ka qenë i gjatë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 kandidoi si i pavarur për kryetar të Gjilanit, ku sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së mori 2.143 vota, ose 6.02 për qind. Më vonë iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe në vitin 2020 u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie. Gjatë mandatit ishte edhe anëtar i Komisionit për Integrim Evropian. Raportet e tij me drejtimin e LDK-së u përkeqësuan më pas. Në maj të vitit 2023 dha dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i partisë, duke sqaruar se ky vendim nuk nënkuptonte largimin nga LDK-ja. Në nëntor të po atij viti ai shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si drejtohej partia. Në raportimet më të fundit mediatike, Bislimi identifikohet si ish-anëtar i LDK-së, ndërsa vazhdon të komentojë zhvillimet politike dhe trashëgiminë e kësaj force. Ai është gjithashtu themelues i The Bislimi Group Foundation, një organizatë e fokusuar në arsim dhe zhvillim akademik e profesional. U.D/SI.E./ReportTv.al kriza politike ne kosove William Walker Joe DioGuardi Faton Bislimi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 3391 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

