Lajme Zone
Durrës, arrestohet norvegjezi/ 28-vjeçari kapet tek Plepat, i kërkuar nga drejtësia në Norvegji
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës, arrestohet norvegjezi/ 28-vjeçari kapet tek Plepat, i kërkuar nga drejtësia në Norvegji

Një 28-vjeçar norvegjez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në Norvegji dhe Shqipëri, është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës.

Një 28-vjeçar norvegjez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në Norvegji dhe Shqipëri, është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës.

Kapja e tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, pas koordinimit informativ dhe operacional të Interpol Tiranës me autoritetet homologe në Norvegji.

Autoritetet gjyqësore norvegjeze kishin lëshuar në prill të vitit 2026 një urdhër arresti ndaj 28-vjeçarit Sebastian Templet, i dyshuar për kanosje dhe prishje të qetësisë publike. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, në Shqipëri, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, në muajin maj 2026, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

28-vjeçari është arrestuar provizorisht dhe pritet të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore për çështjet për të cilat është shpallur në kërkim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet