Lajme Zone
Drogë mes luleve, “i tmerrshmi i Beratit” në prangat e policisë greke; kush është Lulzim Caka i kërkuar për vrasje
Të tjeraPamfleti

Drogë mes luleve, “i tmerrshmi i Beratit” në prangat e policisë greke; kush është Lulzim Caka i kërkuar për vrasje

Bëhet fjalë për Lulzim Cakën, i njohur edhe si “i tmerrshmi i Beratit”, një personazh i njohur i kronikës së zezë shqiptare që prej viteve ’90. Caka, i kërkuar nga autoritetet shqiptare, fshihej prej vitesh në Greqi, ku njihej edhe me emrin John Franco.

Lulzim Caka I njohur edhe si “i tmerrshmi i Beratit”, Caka ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai u arrestua në Greqi gjatë operacionit “Lulet e së keqes”, ku u godit një grup i dyshuar për trafikimin e kokainës nga Kolumbia. Zbardhet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Greqi, i dyshuar si kreu i grupit kriminal të goditur pas kapjes së 84 kilogramëve kokainë të trafikuar nga Kolumbia dhe të kamufluar në kërcej plastikë trëndafilash.

Bëhet fjalë për Lulzim Cakën, i njohur edhe si “i tmerrshmi i Beratit”, një personazh i njohur i kronikës së zezë shqiptare që prej viteve ’90. Caka, i kërkuar nga autoritetet shqiptare, fshihej prej vitesh në Greqi, ku njihej edhe me emrin John Franco.

Caka u arrestua së bashku me të birin në një vilë luksoze. Gjatë kontrollit të pronës, autoritetet gjetën 2 kilogramë kokainë, kimikate dhe pajisje për paketimin e drogës, një pistoletë, si dhe një automjet luksoz.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Lulet e së keqes”, të zhvilluar nga autoritetet greke së bashku me DEA-n amerikane për goditjen e një grupi kriminal shqiptar, të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Kolumbia.

Në operacion u vunë në pranga 7 persona, shumica shqiptarë. Mes tyre, përveç Cakës dhe të birit, është edhe një tjetër shqiptar, i konsideruar nga hetuesit si lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi. Mediat greke raportojnë gjithashtu se një prej të arrestuarve është një emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri.

Kompania e dyshuar “fantazmë” dhe 7 dërgesat e mëparshme

Hetimi ka hedhur dritë edhe mbi mënyrën se si dyshohet se funksiononte skema e importimit. Kompania që figuronte si importuese e dërgesave me trëndafila ishte themeluar në vitin 2023, por hetuesit zbuluan se nuk kishte seli apo staf real, ndërsa aktiviteti i saj i deklaruar nuk lidhej me tregtinë e luleve.

Shërbimet kompetente të AADE-së shqyrtuan historikun e importeve dhe konstatuan se gjatë tetë muajve të mëparshëm ishin kryer edhe shtatë dërgesa të tjera me trëndafila nga Kolumbia drejt Greqisë.

Hetuesit vlerësojnë se një ose dy ngarkesat e para mund të kenë shërbyer si test për të parë nëse metoda funksiononte pa u diktuar. Për dërgesat e mëvonshme dyshohet se brenda ngarkesave me lule transportohej edhe lënda narkotike.

Kolumbi-Kanada-Greqi, itinerari për të shmangur kontrollet

Sipas hetimit, rrjeti nuk zgjidhte rrugën e drejtpërdrejtë nga Kolumbia drejt Greqisë. Ngarkesat kalonin fillimisht përmes Kanadasë, një itinerar që dyshohet se ishte zgjedhur për të zvogëluar rrezikun e evidentimit nga sistemet e kontrollit doganor dhe policor.

Në Kanada lëshoheshin dokumente të reja transporti, ku një kompani vendase figuronte si dërguese, ndërsa destinacioni ishte një luleshitës në Artemidha.

Edhe ky biznes dyshohet se ishte vetëm formal. Ambienti ku figuronte se ushtronte aktivitetin ishte marrë me qira nga anëtarët e rrjetit vetëm pak ditë përpara mbërritjes së ngarkesës në Athinë.

84 kg kokainë të kamufluara në trëndafila

Lulet ishin vendosur në 80 kuti. Sipas të dhënave të hetimit, në çdo buqetë me 40 trëndafila, rreth 11 prej tyre ishin modifikuar për fshehjen e drogës.

Pjesa e sipërme e lules natyrale ruhej, ndërsa kërcelli zëvendësohej me plastikë dhe në brendësi të tij vendosej kokaina. Kjo mënyrë kamuflimi e bënte të vështirë evidentimin e drogës gjatë një kontrolli të zakonshëm.

Autoritetet numëruan 1,058 kërcej plastikë të modifikuar, secili prej të cilëve përmbante rreth 79 gramë kokainë të pastër. Në total u sekuestruan rreth 84 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur nga autoritetet në rreth 2.4 milionë euro.

Metoda e transportimit të kokainës përmes ngarkesave me lule është evidentuar edhe më parë. Raste të ngjashme janë regjistruar në një dërgesë me trëndafila në aeroportin e Amsterdamit në vitin 2023, si dhe në një sekuestrim të kryer nga autoritetet ruse në Shën Petersburg në vitin 2018.

Kush është Lulzim Caka, “i tmerrshmi i Beratit”

Lulzim Caka është një nga emrat e njohur të kronikës së zezë të viteve ’90. Ai konsiderohej një prej krerëve të grupeve kriminale që vepronin gjatë viteve 1995-2000 në zonat e Beratit, Fierit dhe Lushnjës.

Gjykata e Apelit Vlorë e dënoi atë me 25 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Çështja lidhej me një ngjarje të marsit 1998, kur Caka bëri rezistencë ndaj forcave të policisë. Caka sapo ishte liruar nga burgu përmes manipulimit të dokumenteve dhe ishte rikthyer në aktivitet kriminal.

Pas informacioneve se ndodhej në fshatin Pobrat të Beratit, në operacionin për kapjen e tij u angazhua Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat policore, të drejtuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi, të cilët më vonë humbën jetën në atentate, rrethuan Cakën dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Të armatosur me kallashnikovë, ata i rezistuan policisë për rreth gjysmë ore. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij Xhevahir Çela mbeti i vrarë.

Pas ngjarjes, Caka akuzoi shtetin se kishte dhënë urdhër për eliminimin e tij. Sipas materialit të referuar, nga hetimet rezultoi se ai kishte qëlluar edhe ndaj bashkëpunëtorit të tij.

Historia e Cakës me drejtësinë ka kaluar në disa procese gjyqësore. Ai është arrestuar dhe liruar disa herë për mungesë provash, ndërsa çështjet e tij kanë kaluar në shkallë të ndryshme të gjyqësorit.

Lulzim Caka iu drejtua për “prishje të vendimeve” Gjykatës Kushtetuese më 19 dhjetor 2012, Gjykatës së Apelit në Vlorë më 28 prill 2015, si dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Ai u soll në Shqipëri në vitin 2003, pas një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë, ndërsa pas 16 vitesh të kaluara në burg, dënimi prej 25 vitesh iu konsiderua i shlyer.

Një prej episodeve më të rënda që lidhet me historinë e tij është vrasja e nënës, Xhevrie Caka. Në vitin 1999, ajo kishte shkuar për të takuar Lulzimin, i cili ndodhej i arrestuar në Fier, kur u rrëmbye pranë Komisariatit të Policisë. Trupi i saj u gjet më pas në pyllin e Semanit.

Pas kësaj ngjarjeje Caka u betua për hakmarrje. Pasi u arratis nga burgu, në fshatin Samaticë ai vrau Valter Begën dhe Mariglen Camin, të cilët konsideroheshin autorë të vrasjes së nënës së tij.

Emri i Cakës u përfol edhe në vitin 1995 për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa në atë periudhë ai dhe njerëzit e tij akuzoheshin se ngrinin postblloqe të armatosura dhe sulmonin automjete përgjatë aksit Berat-Fier.

Beteja e tij gjyqësore vijoi edhe më pas. Mbrojtja e Cakës kishte paralajmëruar se më 20 shtator do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit nr. 00-2015-2122, datë 28.04.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili kishte lënë në fuqi vendimin që e dënonte atë me 25 vjet heqje lirie.lulzim caka droge kokaine vrasje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike 84 kg kokainë të fshehura mes trëndafilave, çfarë u gjet në vilën luksoze të shqiptarit të shumëkërkuar 12 Shtator 2026, 19:1219:12Kronike Aksident në Rrugën e Arbrit, 2 persona të plagosur 12 Shtator 2026, 17:3117:31Kronike Drogë me postë dhe laborator në Valencia/ Spanja çmonton rrjetin ndërkombëtar, arrestohen 5 persona 12 Shtator 2026, 17:0017:00Kronike Gjurmë të reja nga arratisja e Gentian Çipit/ Pas automjetit të aksidentuar, gjendet një tjetër i djegur 12 Shtator 2026, 15:5515:55Kronike Goditi për vdekje bashkëmoshatarin në Maliq, jepet dënimi për 14-vjeçarin! 12 Shtator 2026, 13:2613:26Kronike Ndodh edhe kjo! I dënuari nga GJKKO del me leje nga burgu, kapet në Sarandë i dehur 12 Shtator 2026, 13:0713:07Kronike