Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet, ndërsa më pas pritet marshim në rrugët kryesore dhe bllokim i disa akseve e nyjeve të Tiranës. Të zhgënjyer prej vitesh nga qeveria dhe nga e gjithë kasta politike, qytetarët kanë dalë sërish në shesh në shenjë revolte, në ditën e 105-të të tubimit qytetar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, ka nisur marshimi qytetar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet. Më pas, protestuesit pritet të vijojnë lëvizjen nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
E veçanta e tubimit të sotëm është pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora. Emigrantë të moshave të ndryshme, mes tyre të rinj dhe fëmijë, kanë mbërritur në shesh për t’iu bashkuar protestës masive, e cila pritet të marrë përmasa edhe më të mëdha.
Sheshi është mbushur me protestues të entuziazmuar, me flamuj kuqezi, pankarta, banderola dhe thirrje. Pjesëmarrës nga diaspora shprehen se do të vazhdojnë të mbështesin shqiptarët, pasi, sipas tyre, vendi ka vuajtur për vite nga politika dhe nga ata që e kanë qeverisur. Ata kërkojnë me këmbëngulje një ndryshim rrënjësor dhe atë që e cilësojnë si “revolucion”. Protesta shoqërohet nga thirrje dhe slogane të shumta, mes të cilave: “Atdheu nuk shitet”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria po bën revolucion”, “Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë” dhe “Hajdutët të largohen”.
Një prej emigrantëve, me lot në sy, kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tjerë që jetojnë jashtë vendit të rikthehen në Shqipëri dhe t’i bashkohen protestës.
Një tjetër emigrant, i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se protesta duhet të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi gjithashtu se sot në Shqipëri është bërë shumë e vështirë të blihet një shtëpi dhe se rinia po përballet me vështirësi të mëdha.
“Këtu janë të njëjtë 82 vjet. Janë bandë kriminale terroriste… Japin 100 mijë lekë në muaj. Kam punuar në galeri. Këta e kanë shitur kombin… kanë dhënë Divjanë, çdo gjë… Rama e ka shitur Shqipërinë… kot nuk e ka thënë ‘s’keni parë gjë akoma’. Duhen arrestuar, sekuestrim i miliarda parave…”, u shpreh protestuesi. Qytetari vijoi me akuza të forta ndaj kryeministrit dhe klasës politike.
“Janë rrugeçër, mashtrues, imoralë… Nipi i Spiro Kolekës që mori kushërirën për grua… Pa pikë turpi… u shtri para Melonit… T’i shikohet kartela… Është një turp për Italinë, Francën që kanë mbështetur një kriminel”, deklaroi ai.
Në tubim kanë marrë pjesë edhe pensionistë. Një prej tyre u shpreh se shumë të moshuar jetojnë me rreth 100 euro në muaj dhe ndodhen në një gjendje të rënduar ekonomike, pasi kjo shumë, sipas tij, nuk mjafton as për shpenzimet personale dhe as për ato shëndetësore.
Ai theksoi se momenti për ndryshim është vendimtar dhe se qytetarët duhet të reagojnë.
“Qeveria të bjerë dhe të ketë zgjedhje të lira. Këtu sonte duhet të jenë pensionistët. Sonte varen fatet e kombit. Pensionistët janë në gjendje të rënduar. Koha për ndryshim është o sot, o kurrë. Duhet të japim një shembull për ndryshim”, u shpreh protestuesi. Protestuesit valëvisin flamurin proteste tubim diaspora rama 105 dite 27dcb19d 6ff5 476b ae66 b3a0e8688816 lyg 4409ba57 9f79 4420 8118 775ee1280a9a Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama i vendosur për hartën e re territoriale: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot disa funksione 12 Shtator 2026, 19:2419:24Politike Dyfishuan pagat e veta, “ngrinë” drejtësinë: Pazari PS-PD i 2023-shit që prodhoi kaosin e sotëm 12 Shtator 2026, 19:0619:06Politike Leskaj i përgjigjet Ramës pas sulmit për protestën në Vlorë: Kontrollojani 'mallin' ose çojeni për ta vizituar 12 Shtator 2026, 18:4318:43Politike “Revoltë” në Turqi kundër 'Shtetit Bektashi' të Ramës, kërkohet ndërhyja e Erdoganit! 12 Shtator 2026, 16:1416:14Politike Rama 'kërcënon' administratën: Çdo shkelje afati do ketë kosto 12 Shtator 2026, 14:2214:22Politike Ina Zhupa akuza Ramës: Shqipëria nuk është pronë e Ronëve dhe Agasëve! 12 Shtator 2026, 14:1714:17Politike

