Lajme Zone
Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën

Zërat e shqiptarëve të ardhur nga diaspora janë dëgjuar në ditën e 105-të të protestës, ku pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që tubimet të vijojnë dhe numri i qytetarëve në shesh të rritet.

23 MINUTA ME PARE “Jam arrestuar dhe torturuar, u paralizova nga diktatura”, ish-i burgosuri politik: Mos u dorëzoni! Zërat e shqiptarëve të ardhur nga diaspora janë dëgjuar në ditën e 105-të të protestës, ku pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që tubimet të vijojnë dhe numri i qytetarëve në shesh të rritet.

Një protestues i ardhur nga Roma deklaroi se diaspora do të vazhdojë të mbështesë protestën, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas tij, pushtetarët nuk mund të bëjnë “pazare” me shqiptarët, ndërsa pretendoi se pakënaqësia ndaj qeverisë po sjell çdo ditë më shumë qytetarë në protestë.

“Unë vij nga Roma. Jeni qëndresë e pamposhtur. Bashkohuni çdo ditë e më shumë. Kjo është forca e shqiptarisë dhe jo hajdutët që bëjnë pazare me lëkurën tonë. Diaspora nuk ia fal krimet që ka bërë Rama. Diaspora nuk ia fal shpopullimin, vjedhjet, masakrimet mbi shqiptarët”, deklaroi protestuesi.

Një tjetër qytetar, ish-i burgosur politik, i ardhur nga Holanda shprehet se u kthye pas në kohë për të treguar përvojën e tij gjatë regjimit komunist.

Ai tha se kishte marrë pjesë në greva dhe përplasje me policinë gjatë kohës së burgimit, ndërsa shtoi se ishte arrestuar dhe torturuar. Përpara protestuesve, ai shpjegoi edhe arsyen pse vazhdon të dalë publikisht dhe të tregojë historinë e tij.

“Unë jam ish i burgosur politik. Desha të them që kemi organizuar në burg greva, përplasje me policët. Jam arrestuar dhe torturuar. Më njohin një pjesë e juaja këtu. Shumë shokë të mi më thonë pse del shpesh, dal pra që ta marrin vesh se çfarë është komunizmi.

Më ka zënë edhe galeria brenda. Zoti është i madh, lum ai që beson. U paralizova nga diktatura. Jam një ish-ushtarak, kam punuar me dinjitet. Një pjesë e atyre që janë sot, e kanë shkelur. Mos u përzieni me krimin. Unë do jem këtu bashkë me ju, vij nga Holanda”, u shpreh qytetari.

Dëshmia u shoqërua me thirrjen për të mos u dorëzuar dhe për të vijuar protestën, ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga vende të ndryshme të Europës ka shënuar një tjetër element të ditës së 105-të të tubimit. 43 MINUTA ME PARE “Komunizmi më mori rininë”, emigrantja apel nga protesta: Mos lejoni që Rama t’iu bëjë të njëjtën gjë Diaspora i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, në ditën e 105-të të saj, ndërsa nga podiumi nuk kanë munguar thirrjet drejtuar të rinjve për t’u bërë pjesë e tubimit.

Një emigrante, e cila ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestuesve, tregoi se vitet e komunizmit i kishin marrë pjesën më të mirë të rinisë së saj. Nisur nga përvoja personale, ajo u bëri thirrje të rinjve që të reagojnë dhe të mos lejojnë që e njëjta gjë t’u ndodhë edhe atyre.

“Mirëmbrëma atdhetarë, faleminderit. Unë kam ardhur nga diaspora, komunizmi më mori pjesën më të mirë të rinisë time. Mos lejoni që Rama t’ua marrë pjesën më të mirë të rinisë tuaj. Hera e parë që flas para popullit tim, por më duket se flas më mirë se Zeqineja. Dua t’ju them thjesht: rezistoni”, u shpreh emigrantja.

Mesazhi i saj u përcoll nga protesta para Kryeministrisë, ku shqiptarë të ardhur nga diaspora u janë bashkuar qytetarëve në ditën e 105-të të tubimit kundër qeverisë. 51 MINUTA ME PARE Pjesëmarrje masive në protestë: Flakadanë, flamuj kuqezi dhe thirrje kundër Ramës Mijëra qytetarë në shesh Protesta e 105-të para Kryeministrisë ka marrë një tjetër pamje këtë të shtunë, me një pjesëmarrje dukshëm më të lartë krahasuar me ditët e fundit të tubimeve.

Qindra qytetarë janë grumbulluar në bulevard, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë përpara selisë së qeverisë. Një rol të rëndësishëm në rritjen e pjesëmarrjes këtë herë ka pasur edhe diaspora, me emigrantë shqiptarë që janë bashkuar me protestuesit në Tiranë.

Pamjet nga lart tregojnë një bulevard të mbushur me protestues, ndërsa ngjyrat kuqezi dominojnë tubimin. Flamujt kombëtarë valëviten mes turmës, ndërsa ndezja e flakadanëve ka mbuluar pjesë të bulevardit me tym të kuq.

Në mesin e protestuesve bien në sy edhe pankartat me mesazhe të forta politike. Në një prej tyre, të mbajtur në qendër të turmës, shkruhet “Studentët – Ju erdhi fundi”, ndërsa në një tjetër shfaqet mesazhi “Të bashkuar, pushteti i tmerrit...”.

Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për dorëheqjen e tij kanë shoqëruar protestën, ndërsa folës të ndryshëm nga podiumi kanë kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.

Veçantia e tubimit të sotëm është pikërisht prania më e madhe e qytetarëve dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Nga podiumi, disa prej përfaqësuesve të diasporës kanë deklaruar se kanë ardhur në Tiranë posaçërisht për t'iu bashkuar protestës.

Flakadanët e ndezur, flamujt kuqezi dhe pankartat kanë krijuar një atmosferë krejt tjetër nga ajo e tubimeve të ditëve të fundit. Protestuesit kanë vijuar thirrjet, ndërsa bulevardi është kthyer në një masë kuqezi nën dritën e flakadanëve.

Protesta ka hyrë tashmë në ditën e 105-të, por tubimi i kësaj të shtune shënon një mobilizim më të madh, me diasporën që i është bashkuar qytetarëve në kryeqytet dhe me një atmosferë dukshëm më të ndezur para Kryeministrisë. 51 MINUTA ME PARE “Populli kërkon rrugë, spitale, arsim e punësim”, shqiptari nga Londra: Rama të largohet Një shqiptar i ardhur nga Londra i është bashkuar protestës në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke adresuar një mesazh edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nga protesta, ai vlerësoi qytetarët që kanë vijuar tubimet për 105 ditë dhe renditi disa prej shqetësimeve që kanë shqiptarët, nga infrastruktura dhe shëndetësia te arsimi dhe punësimi.

“Unë vij nga Londra. Të gjithë ju keni mbajtur frymën gjallë për 105 ditë në protestë në shesh, për të rrëzuar këtë palloshin. S’e kuptojmë përse qëndron akoma? Populli kërkon rrugë, spitale, arsim, punësim…”, tha ai.

Gjithashtu, emigranti iu drejtua Ramës dhe Berishës, duke deklaruar se çdo pasuri kombëtare që mund të jetë përvetësuar duhet t’u kthehet shqiptarëve. “Por duhet ta kesh të qartë, ti bashkë me Berishën… nëse keni vjedhur pasuri kombëtare, do t’i dorëzoni. I përkasin popullit, nuk keni rrugë tjetër… Jepni dorëheqjen, ka kryeministra nëpër botë shumë më të fuqishëm dhe kanë dhënë dorëheqjen”, u shpreh ai.

Ndërkohë, protesta ka vijuar me një pjesëmarrje të madhe në bulevard, ku flamujt kuqezi kanë dominuar tubimin. Sipas materialit të raportuar, mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e tubimit është bërë edhe diaspora shqiptare, me emigrantë të ardhur nga jashtë vendit, të cilët kanë shprehur kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë. 1 ORE ME PARE Emigranti nga Gjermania: Rama kufomë politike, duam revolucion me votë dhe jo me dhunë Protesta sot Diaspora ka marrë një rol të rëndësishëm në protestën e 105-të që po zhvillohet këtë të shtunë para Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë së Edi Ramës.

Një prej shqiptarëve të ardhur nga jashtë vendit, emigrant në Gjermani, mori fjalën para protestuesve, duke e përqendruar fjalimin e tij te funksionimi i shtetit, drejtësia dhe korrupsioni.

Ai u prezantua si qytetar shqiptar që jeton në Gjermani dhe tha se ka përvojë profesionale në sistemin e drejtësisë. Duke bërë krahasimin me atë që sheh në Shqipëri, emigranti kërkoi një shtet demokratik ku të garantohen të drejtat, prona dhe liria e fjalës.

“Të dashur bashkëatdhetarë, unë vij këtu si qytetar i Shqipërisë, që jeton në Gjermani. Kam një përvojë politike profesionale në sistemin e drejtësisë. Ne duam një shtet demokratik, ku secili ka të drejtën e tij, të pronës dhe të fjalës. Unë e di që transparenca në administratën e Shqipërisë, transparenca është shumë e vogël. Këtu pa pasiguri në punë, në rrugë dhe kudo. Në spitale shkojnë për t’u grabitur dhe jo për të bërë më mirë. Ne jemi për një shtet ligjor”, deklaroi ai.

Më tej, emigranti ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe iu drejtua publikisht edhe ambasadave dhe përfaqësive diplomatike në Shqipëri. Ai kërkoi të dinte përse, sipas tij, nuk ka reagim të mjaftueshëm ndaj korrupsionit.

“Kam një pyetje për sistemin e drejtësisë. A nuk po cënohet ligji? Iu them përfaqësive diplomatike, ambasadave, ato deri tani nuk kanë reaguar, a jeni ju kundër korrupsionit? Pse nuk reagoni. Ne jemi për shtet ligjor”, tha emigranti nga podiumi.

Në fund, ai iu drejtua edhe socialistëve, duke theksuar se ndryshimi që kërkojnë protestuesit duhet të vijë përmes votës dhe jo dhunës. Mesazhin e mbylli me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Kam thirrje për socialistët, duam revolucion me votë dhe jo me dhunë. Rama është kufomë politike, ai humbi mundësinë që të udhëheqë popullin e tij”, deklaroi ai.

Fjalimi vjen në një protestë ku prania e shqiptarëve të diasporës është vendosur në qendër të tubimit. Në ditën e 105-të të protestës, pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë Rama, ndërsa emigrantët e ardhur nga vende të ndryshme po marrin fjalën për të artikuluar kritikat dhe kërkesat e tyre. 1 ORE ME PARE Protesta e 105-të, Sidorela Vatnikaj: Diaspora ka ardhur për t’i kërkuar Ramës dorëheqjen Foto nga protesta Diaspora është bërë pjesë e protestës së 105-të në Tiranë, ndërsa nga podiumi aktivistja Sidorela Vatnikaj e cilësoi praninë e emigrantëve si një nga elementët që e ka bërë më të fuqishëm tubimin e kësaj mbrëmjeje.

Në fjalën e saj para protestuesve, Vatnikaj tha se shqiptarët e ardhur nga jashtë kanë bërë një sakrificë për të qenë në Tiranë dhe për t’iu bashkuar protestës.

Sipas saj, tubimi ka bërë bashkë shqiptarët që jetojnë brenda vendit me ata që janë larguar gjatë dekadave të fundit. Vatnikaj e lidhi emigrimin me atë që e cilësoi si pasojë të politikës së 36 viteve të fundit.

“Jemi këto sonte bashkë me bashkëkombësit tanë, që kanë bërë një sakrificë të madhe. Sonte janë këtu për të thënë se diaspora është me ne. Ky shesh ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që janë detyruar që ta lanë Shqipërinë nga politika 36-vjeçare”, deklaroi Vatnikaj.

Aktivistja e vendosi theksin më pas te mesazhi politik i protestës, duke deklaruar se vendimmarrja për të ardhmen e vendit u përket shqiptarëve.

Ajo tha se pjesëmarrja e diasporës në protestën e Tiranës është gjithashtu një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit protestuesit i kërkojnë largimin nga detyra.

“Shqiptarët po bashkohen dhe thonë se më në fund këtu vendosim ne. Diaspora ka ardhur për t’i kërkuar Ramës dorëheqjen”, tha Sidorela Vatnikaj.

Deklarata u bë gjatë protestës së 105-të, ku krahas qytetarëve që kanë marrë pjesë në tubimet e vazhdueshme, këtë herë janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë, ndërsa tubimi i kësaj mbrëmjeje është shoqëruar me thirrje kundër kryeministrit dhe klasës politike. 1 ORE ME PARE 105 ditë revoltë/ Diaspora mbush bulevardin, me qindra qytetarë në këmbë kundër Ramës dhe kastës politike Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet, ndërsa më pas pritet marshim në rrugët kryesore dhe bllokim i disa akseve e nyjeve të Tiranës. Të zhgënjyer prej vitesh nga qeveria dhe nga e gjithë kasta politike, qytetarët kanë dalë sërish në shesh në shenjë revolte, në ditën e 105-të të tubimit qytetar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, ka nisur marshimi qytetar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet. Më pas, protestuesit pritet të vijojnë lëvizjen nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

E veçanta e tubimit të sotëm është pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora. Emigrantë të moshave të ndryshme, mes tyre të rinj dhe fëmijë, kanë mbërritur në shesh për t’iu bashkuar protestës masive, e cila pritet të marrë përmasa edhe më të mëdha.

Sheshi është mbushur me protestues të entuziazmuar, me flamuj kuqezi, pankarta, banderola dhe thirrje. Pjesëmarrës nga diaspora shprehen se do të vazhdojnë të mbështesin shqiptarët, pasi, sipas tyre, vendi ka vuajtur për vite nga politika dhe nga ata që e kanë qeverisur. Ata kërkojnë me këmbëngulje një ndryshim rrënjësor dhe atë që e cilësojnë si “revolucion”. Protesta shoqërohet nga thirrje dhe slogane të shumta, mes të cilave: “Atdheu nuk shitet”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria po bën revolucion”, “Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë” dhe “Hajdutët të largohen”.

Një prej emigrantëve, me lot në sy, kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tjerë që jetojnë jashtë vendit të rikthehen në Shqipëri dhe t’i bashkohen protestës.

Një tjetër emigrant, i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se protesta duhet të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi gjithashtu se sot në Shqipëri është bërë shumë e vështirë të blihet një shtëpi dhe se rinia po përballet me vështirësi të mëdha.

“Këtu janë të njëjtë 82 vjet. Janë bandë kriminale terroriste… Japin 100 mijë lekë në muaj. Kam punuar në galeri. Këta e kanë shitur kombin… kanë dhënë Divjanë, çdo gjë… Rama e ka shitur Shqipërinë… kot nuk e ka thënë ‘s’keni parë gjë akoma’. Duhen arrestuar, sekuestrim i miliarda parave…”, u shpreh protestuesi. Qytetari vijoi me akuza të forta ndaj kryeministrit dhe klasës politike.

“Janë rrugeçër, mashtrues, imoralë… Nipi i Spiro Kolekës që mori kushërirën për grua… Pa pikë turpi… u shtri para Melonit… T’i shikohet kartela… Është një turp për Italinë, Francën që kanë mbështetur një kriminel”, deklaroi ai.

Në tubim kanë marrë pjesë edhe pensionistë. Një prej tyre u shpreh se shumë të moshuar jetojnë me rreth 100 euro në muaj dhe ndodhen në një gjendje të rënduar ekonomike, pasi kjo shumë, sipas tij, nuk mjafton as për shpenzimet personale dhe as për ato shëndetësore.

Ai theksoi se momenti për ndryshim është vendimtar dhe se qytetarët duhet të reagojnë.

“Qeveria të bjerë dhe të ketë zgjedhje të lira. Këtu sonte duhet të jenë pensionistët. Sonte varen fatet e kombit. Pensionistët janë në gjendje të rënduar. Koha për ndryshim është o sot, o kurrë. Duhet të japim një shembull për ndryshim”, u shpreh protestuesi. Protestuesit valëvisin flamurin 2 ORE ME PARE Sot protestë e madhe në Tiranë, me qindra qytetarë nga diaspora në shesh kundër Edi Ramës Diaspora në Tiranë Nuk ndalet revolta kundër Ramës dhe kastës politike, diaspora ‘pushton’ rrugët e Tiranës... Revolta kundër Edi Ramës, po merr përmasa edhe më të mëdha. Edhe pse sot shënohen plot 105 ditë protestë, asgjë nuk i ka ndalur qytetarët të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie dhe kastës politike.

Protesta e sotme pritet të ketë përmasa masive, pasi qindra shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në tubimin e sotëm.

Të ardhur nga Anglia, Gjermania, Italia, Franca dhe vende të tjera të Bashkimit Europian, qytetarët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit, ndërsa një pjesë e tyre janë organizuar në kolona automjetesh me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike. Ata janë grumbulluar në shesh, në të njëjtin vend ku, si çdo mbrëmje, nis edhe mbledhja e protestuesve përpara vijimit të tubimit. Me makina, flamuj dhe brohoritje, ata kanë “zbarkuar” në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit. Aktualisht ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, me daulle, tupana dhe thirrje patriotike. Prania e diasporës pritet t’i japë një tjetër dimension protestës së sotme dhe të shtojë numrin e pjesëmarrësve.

Në qendër të kërkesave të protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij. Lëvizja qytetare kërkon gjithashtu largimin e asaj që e cilëson si “kastë politike” dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila, sipas organizatorëve, duhet të garantojë një proces të ri politik dhe zgjedhor. Mes kërkesave është edhe anulimi i disa ligjeve dhe nismave që protestuesit i konsiderojnë në kundërshtim me interesin kombëtar. Konkretisht, ata kundërshtojnë ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura dhe nismën e njohur si “Paketa e Maleve”. Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.Protesta e ka zanafillën në Zvërnec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që kundërshtonin rrethimin e zonës. Nga kundërshtimi i projektit në Zvërnec, lëvizja u zgjerua duke marrë një dimension politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe klasës politike.

Gjatë më shumë se tre muajve të protestave, disa prej pjesëmarrësve janë shoqëruar apo arrestuar nga policia në episode të ndryshme. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, protestuesit nuk janë tërhequr nga aksioni i tyre, duke vijuar tubimet dhe duke deklaruar se nuk do të dorëzohen deri në përmbushjen e kërkesave.

Tirana është kthyer në epiqendrën e kësaj lëvizjeje, me tubime të përditshme në rrugët e kryeqytetit dhe thirrje për ndryshime politike. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Dita e 102-të e revoltës/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin në Unazë, telendisin Ramën dhe deputetët e tij 9 Shtator 2026, 20:3920:39LIVE UPDATES Kuvendi nis mes protestave dhe akuzave/ PD mobilizohet pas përgjimit të Ahmetajt, qindra qytetarë rreth Parlamentit 8 Shtator 2026, 17:5517:55LIVE UPDATES Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator 2026, 22:5222:52LIVE UPDATES Situatë alarmante në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka; rrezikohen banesa dhe biznese 4 Shtator 2026, 19:2319:23LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria 2 Shtator 2026, 22:1522:15LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori sjell surpriza, Rama bllokohet në Kryeministri; policia përplaset me protestuesit 1 Shtator 2026, 21:0221:02LIVE UPDATES