Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë është mbushur përplot me qytetarë sot në ditën e 105, kur në kryeqytetin shqiptar ka ardhur dhe diaspora. Thirrjet e protestuesve ishin “Arrestoni Ramën”, “Jepe dorëheqjen”. Një nga protestuesit, që tha se vjen nga diaspora deklaroi se duhet që të bllokohen rrugët e të nisë mosbindja civile. Protestuesi: Unë vij nga diaspora dhe kemi vendosur për mosbindje civile. Ky kryeministër dhe kjo qeveri e korruptuar duhet që të ikë menjëherë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 105 protesta
