Diaspora në Tiranë Nuk ndalet revolta kundër Ramës dhe kastës politike, diaspora ‘pushton’ rrugët e Tiranës... Revolta kundër Edi Ramës, po merr përmasa edhe më të mëdha. Edhe pse sot shënohen plot 105 ditë protestë, asgjë nuk i ka ndalur qytetarët të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie dhe kastës politike.
Protesta e sotme pritet të ketë përmasa masive, pasi qindra shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në tubimin e sotëm.
Të ardhur nga Anglia, Gjermania, Italia, Franca dhe vende të tjera të Bashkimit Europian, qytetarët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit, ndërsa një pjesë e tyre janë organizuar në kolona automjetesh me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike. Ata janë grumbulluar në shesh, në të njëjtin vend ku, si çdo mbrëmje, nis edhe mbledhja e protestuesve përpara vijimit të tubimit. Me makina, flamuj dhe brohoritje, ata kanë “zbarkuar” në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit. Aktualisht ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, me daulle, tupana dhe thirrje patriotike. Prania e diasporës pritet t’i japë një tjetër dimension protestës së sotme dhe të shtojë numrin e pjesëmarrësve.
Në qendër të kërkesave të protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij. Lëvizja qytetare kërkon gjithashtu largimin e asaj që e cilëson si “kastë politike” dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila, sipas organizatorëve, duhet të garantojë një proces të ri politik dhe zgjedhor. Mes kërkesave është edhe anulimi i disa ligjeve dhe nismave që protestuesit i konsiderojnë në kundërshtim me interesin kombëtar. Konkretisht, ata kundërshtojnë ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura dhe nismën e njohur si “Paketa e Maleve”. Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.Protesta e ka zanafillën në Zvërnec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që kundërshtonin rrethimin e zonës. Nga kundërshtimi i projektit në Zvërnec, lëvizja u zgjerua duke marrë një dimension politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe klasës politike.
Gjatë më shumë se tre muajve të protestave, disa prej pjesëmarrësve janë shoqëruar apo arrestuar nga policia në episode të ndryshme. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, protestuesit nuk janë tërhequr nga aksioni i tyre, duke vijuar tubimet dhe duke deklaruar se nuk do të dorëzohen deri në përmbushjen e kërkesave.
Tirana është kthyer në epiqendrën e kësaj lëvizjeje, me tubime të përditshme në rrugët e kryeqytetit dhe thirrje për ndryshime politike.diaspora proteste tirane ba8e719b 7e9c 4065 bc13 bc369d9f2c66 whatsapp image 2026 09 12 at 183408 whatsapp image 2026 09 12 at 183408 1 whatsapp image 2026 09 12 at 183411 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Qeveria, gjysmë e Gysit dhe gjysmë e Ronit”, Murrizi: Përgjimet e Ahmetajt të zgjojnë SPAK-un 12 Shtator 2026, 18:0418:04Aktualitet Tensione në Vlorë/ Edi Rama pritet me protesta, Policia merr me forcë qytetarët (Video) 12 Shtator 2026, 17:4717:47Aktualitet Ndryshimet në qeveri, Murrizi: Rama i shet si dorëheqje, lëvizjet bëhen kur prishen pazaret 12 Shtator 2026, 17:4317:43Aktualitet Misteri i një vrasjeje/ Nga akuzat te përjashtimi nga grupi, lufta e Berishës me Azem Hajdarin dhe atentati që tronditi shtetin 12 Shtator 2026, 16:5216:52Aktualitet Protestë kundër Reformës Territoriale në Memaliaj, banorët bllokojnë kryqëzimin; Rama largohet me helikopter 12 Shtator 2026, 16:2416:24Aktualitet Qytetarët e Vlorës në protestë për Muzeun Hebraik, Rama shthur gjuhën: Delikuentë, nuk e duan zhvillimin 12 Shtator 2026, 15:3415:34Aktualitet

