Juristja nga Afrika e Jugut, me origjinë indiane, Navanethem “Navi” Pillay, është njohur për kontributin e saj në luftën kundër aparteidit dhe për rolin e saj si kryetare e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze, i cili në vitin 2025 akuzoi Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës. Navi Pillay shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026 Navi Pillay shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2026 gjykatëses dhe juristes Navi Pillay, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.
"Përkushtimi i Navi Pillay ndaj parimeve juridike universale dhe busulla e saj e palëkundur morale kanë qenë konstante gjatë një karriere të gjatë. E lindur në Durban të Afrikës së Jugut, në një familje me origjinë indiane tamile, gjatë regjimit të aparteidit, Pillay u bë avokate dhe pioniere e drejtësisë, duke u përballur me diskriminimin e thellë strukturor, segregacionin dhe përjashtimin.
Një fill i përbashkët përshkon rrugëtimin e saj, nga puna e hershme për mbrojtjen e Nelson Mandelës dhe të tjerëve që kundërshtuan aparteidin, deri te shërbimi i saj si gjyqtare në disa prej çështjeve kryesore gjyqësore ndërkombëtare të kohës sonë.”, thuhet në njoftimin e komitetit të Nobel.
Juristja nga Afrika e Jugut, me origjinë indiane, Navanethem “Navi” Pillay, është njohur për kontributin e saj në luftën kundër aparteidit dhe për rolin e saj si kryetare e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze, i cili në vitin 2025 akuzoi Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës. Gjatë karrierës së saj të gjatë, Pillay ka mbrojtur shumë të burgosur politikë, përfshirë Nelson Mandelën.
Komiteti Norvegjez i Nobelit bëri të ditur vendimin pasi shqyrtoi 287 kandidatura, një numër dukshëm më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas Komitetit Norvegjez të Nobelit, Pillay u përzgjodh për angazhimin e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare. Komiteti theksoi se ky vlerësim synon të rikujtojë se shteti i së drejtës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përbën themelin e sistemit të krijuar për të garantuar paqen dhe për të zgjidhur konfliktet pa përdorimin e dhunës.
Në vitin 2025, Çmimi Nobel për Paqen iu dha udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado. Fituesja ia kushtoi çmimin presidentit amerikan Donald Trump, të cilit më vonë i dorëzoi edhe medaljen.
Megjithatë, sipas rregullores së Çmimit Nobel, vetë çmimi nuk mund t'i transferohet një personi tjetër.Çmimi për këtë vit ka një vlerë prej 12 milionë koronash suedeze, ose rreth 1,2 milionë dollarë.
Fituesit e çmimeve Nobel për Mjekësi, Fizikë, Kimi dhe Letërsi janë shpallur tashmë gjatë ditëve të fundit.navi pillay shpallet fituese e Çmimit nobel Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale 8 Tetor 2026, 17:4417:44Kulture Nga perëndeshë e dashurisë në “objekt epshi”, si u kthye Afërdita në simbol të bukurisë dhe polemikave ndër shekuj 8 Tetor 2026, 14:0214:02Kulture Anne Carson fiton çmimin Nobel, poetja që e solli Greqinë e lashtë në zemër të letërsisë moderne 8 Tetor 2026, 14:0114:01Kulture Anne Carson fiton Nobelin e Letërsisë 2026, çmimi i madh shkon për shkrimtaren kanadeze 8 Tetor 2026, 13:0913:09Kulture Mendoni për dikë dhe ai ju telefonon? Ja si e shpjegonte Jungu këtë “rastësi” të çuditshme 8 Tetor 2026, 12:4512:45Kulture Sot jepet Çmimi Nobel i Letërsisë; si funksionon gara sekrete për çmimin prestigjioz 8 Tetor 2026, 07:4407:44Kulture

