Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja ‘AKSHI’/ U kap pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi prej 3 orësh në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë (VIDEO)


Ergys Agasi u arrestua pas 8 muajsh në arrati për dosjen e AKSHI-t, teksa lëvizte me makinë nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Bashkë me të në makinë ishte edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku, i besuari i Ilir Prodës.

TIRANË- Po zhvillohet sot në GJKKO seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për biznesmenin Ergys Agasi, një nga figurat kyçe të dosjes AKSHI. Agasi u shoqërua nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO-së me furgon policie. Seanca rinisi sërish në 12:00, pasi avokati mbrojtës i Agasit, Maks Haxhia kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij. Në arrati prej tetë muajsh Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani. Report Tv siguroi një foto nga momenti i operacionit, ku dallohej qartë makina “Audi Rs6”, me vlerë rreth 100 mijë euro, e rrethuar nga forcat “Operacionale” dhe “Shqiponja. Brenda saj u gjetën edhe 4 mijë euro cash. Në makinë me të si shofer ndodhej edhe ish zyrtari i lartë i policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda. Edhe Shpataraku ishte i shpallur në kërkim pasi disa javë më parë kërcënoi me jetë punonjësit e një hoteli në jug. Ai u arrestua në flagrancë për shoqërimin e Agasit, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit. LEXO EDHE:Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë Ndaj Agasit, Gjykata e Posacme kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-T, si i dyshuar në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në këtë institucion. Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezultoi nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’. Biznesmenit Ergys Agasi i janë sekuestruar në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompania EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort". Bashkë me të në kërkim ishte shpallur edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua një muaj më parë në Francë teksa fluturonte me avion privat mbi një central bërthamor dhe që ndodhet në paraburgim në proces ekstradimi drejt vendit tonë. Në hetim për dosjen e AKSHI-t, në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndodhet ish drejtuesja e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:04 Dosja ‘AKSHI’/ Avokati i Ergys Agasit kërkon kohë për përgatitjen e mbrojtjes, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO) Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin është shtyrë për në orën 12:00. Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 09:53 Sot seanca për masën e sigurisë, Ergys Agasi mbërrin me furgonë policie në GJKKO (VIDEO) Biznesmeni Ergys Agasi ka mbërritur në GJKKO me furgonë Policie. AI do të dalë para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u kap pas 8 muajsh arrati për llogari të SPAK, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: ergys agasi dosja akshi GJKKO uljan shpataraku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4504 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?