Lajme Zone
Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale

TIRANË- “Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfu

TIRANË- “Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfundim të senacës që zgjati më shumë se 4 orë, ku GJKKO la në fuqi masën arrest me burg. Në arrati prej tetë muajsh Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani. Report Tv siguroi një foto nga momenti i operacionit, ku dallohej qartë makina “Audi Rs6”, me vlerë rreth 100 mijë euro, e rrethuar nga forcat “Operacionale” dhe “Shqiponja. Brenda saj u gjetën edhe 4 mijë euro cash. LEXO edhe...Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë Në makinë me të si shofer ndodhej edhe ish zyrtari i lartë i policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda. Edhe Shpataraku ishte i shpallur në kërkim pasi disa javë më parë kërcënoi me jetë punonjësit e një hoteli në jug. Ai u arrestua në flagrancë për shoqërimin e Agasit, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit. Ndaj Agasit, Gjykata e Posacme kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-T, si i dyshuar në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në këtë institucion. Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezultoi nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’. Biznesmenit Ergys Agasi i janë sekuestruar në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompania EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort". Bashkë me të në kërkim ishte shpallur edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua një muaj më parë në Francë teksa fluturonte me avion privat mbi një central bërthamor dhe që ndodhet në paraburgim në proces ekstradimi drejt vendit tonë. Në hetim për dosjen e AKSHI-t, në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndodhet ish drejtuesja e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 16:37 Agasi mohon akuzat: S’kam përfituar nga tenderët, s'jam as pjesë e grupeve kriminale! Avokati: Do ankimojmë akuzën e re për korrupsion pasiv “Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfundim të senacës që zgjati më shumë se 4 orë.Avokati tha se do të ankimojnë akuzën e korrupsionit pasiv që është shtuar ndaj Agasit.Pjesë nga deklarata e avokatit Maks HaxhiaMaks Haxhia: Pas një procesi 7 orë në GJKKO, më vjen shumë keq dhe ndjehem i ligështuar që ju s'ishit prezent, për arsye sepse unë jam i vetëm dhe jam i paaftë që të zhbëj atë opinion që është mbarsur kundra të mbrojturit prej meje, Ergys Agasi. Po të ishit atje do ishte një ndihmë e madhe jo vetëm për Ergysin, jo vetëm për ne, por edhe për të orientuar drejt opinionin që të marrë vesh që proceset nuk bëhen në media nga njerëz të caktuar. Megjithatë kam një falënderim për gjykatën, të paktën na la prej shtatë orësh të debatonim dhe të paraqisnim argumentet tona të cilat ishin të detajuara dhe mund të them që si konkluzion, pavarësisht se gjykata vendosi që të mos ja ndryshojë masën e sigurimit atë të arrestit në në burg, por si konkluzion ne si mbrojtje dalim me një optimizëm për shkak sepse këto provat dhe kjo dosje kur t'i nënshtrohet procesit të debatit në gjyqin e themelit ju siguroj që do jetë në drejt pafajësisë së Agasit.Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë e adresuar nga akuza në drejtim të zotit Agasi, përfundimisht me ato analiza që ju bënë provave të administruara dhe vendimeve të organit të prokurorisë, që hoqi sekuestron nga makina dhe nga vëllezërit Mergaj, tregoi dhe çoi automatikisht në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Dua të them se ajo që na bëri dhe optimist tjetër ishte sepse organi i akuzës, në çmimin tonë natyrisht sepse ne shohim në detaj jo vetëm dosjet dhe dokumentet e përfshira në të por edhe qëndrimin e organit të akuzës, i cili sot erdhi me një akuzë të re për korrupsion që populli kujton se është kjo akuzë, por sot u vendos korrupsion pasiv edhe ndaj zotit Agasi. Gjë që do të thotë në çmimin tonë gjithmonë e theksoj që pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur organin e prokurorisë deri në ditën e sotme dhe kështu për të përforcuar dhe për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës edhe për t'i thënë dhe opinionit që ne jemi këtu, sot u paraqit kjo akuzë.Ergys Agasi dha shpjegimet edhe insistoi dhe provoi dy gjëra. Gjëja e parë që s'ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë dhe nuk ka patur asnjë përfitim në financat dhe nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme.Takimet e zyrtarëve me Agasin?Maks Haxhia: Atëherë aludimi ka ardhur nga mediat që është servirur, që zoti Agasi është personazh që bën politikën shtetërore, bën politikën ekonomike, cakton buxhetet, por sot në proces prokuroria që edhe pse gjatë kontrollit ka sekuestruar një mini kamer, nuk solli absolutisht, absolutisht asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këtu. Tashi të takosh një njeri që s'është kriminel, por është një njeri i nderuar, nuk është vepër penale me sa di unë të paktën prej 45 vjetësh që jam në këtë profesion.Kush e ka korruptuar Ergys Agasin dhe çfarë funksioni ka patur sipas SPAK kur është korruptuar?Maks Haxhia: Se di pra, unë këtë po them. Po kërkojmë që të na paraqesë provat prokuroria për ku qëndron korrupsioni dhe korruptimi.Atëherë si arsyetoi prokurori veprën penale të korrupsionit, ku konsiston?Maks Haxhia: Solli vetëm urdhrinLidhja me shpatarakun ishte shoqërore apo?Maks Haxhia: Mos më spostoni nga ky pozicion që jam se s'ka të bëjë fare. Ai është në juridiksion tjetër, nuk ishte pjesë e debatit as nuk është përmendur fare. Share Ora 10:04 Dosja ‘AKSHI’/ Avokati i Ergys Agasit kërkon kohë për përgatitjen e mbrojtjes, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO) Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin është shtyrë për në orën 12:00. Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. Share Ora 09:53 Sot seanca për masën e sigurisë, Ergys Agasi mbërrin me furgonë policie në GJKKO (VIDEO) Biznesmeni Ergys Agasi ka mbërritur në GJKKO me furgonë Policie. AI do të dalë para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u kap pas 8 muajsh arrati për llogari të SPAK, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al ergys agasi dosja akshi GJKKO uljan shpataraku Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4580 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?