Lajme Zone
DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin

Durrës – Tetë muaj ka zgjatur arratia e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim që prej dhjetorit nga SPAK-u për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Biznesmeni Agasi u arrestua pasditen e sotme në Durrës, teksa lëvizte me një Audi luksoz. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me SPAK-un, të cilët e kishin pikasur mjetin me të cilin udhëtonte Agasi që në qytetin e Elbas

Durrës – Tetë muaj ka zgjatur arratia e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim që prej dhjetorit nga SPAK-u për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Biznesmeni Agasi u arrestua pasditen e sotme në Durrës, teksa lëvizte me një Audi luksoz. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me SPAK-un, të cilët e kishin pikasur mjetin me të cilin udhëtonte Agasi që në qytetin e Elbasanit. Agasi është ndjekur për të paktën 40 kilometra, drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe Durrësit, ku u arrestua në zonën e Plepave. Report Tv solli pamjet e momentit të arrestimit, kur rrethohet Audi, ndërsa një nga pjesëtarët e Operacionales, i maskuar, i ul kokën Agasit, ndërsa i vihen prangat. Biznesmeni dallohet i veshur sportiv, me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, një orë të bardhë dhe shapka. LEXO edhe...U prangos sot në Durrës, akuzat që rëndojnë mbi Ergys Agasin! Mbi 9 milionë eurot që mori si ryshfet për tenderët e paracaktuar në AKSHI (DOSJA) Në momentin e arrestimit, Agasi ka qenë i shoqëruar nga ish-polici i shpallur po ashtu në kërkim, Uljan Shpataraku, i cili njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Shpataraku po ashtu u vu në pranga, pasi ishte në kërkim prej muajit gusht, pasi kërcënoi stafin e një hoteli në Dhërmi, pasi nuk i pëlqeu shërbimi. Shpataraku po drejtonte Audin, nën shoqërinë e Agasit, ndërsa ky i fundit dallohet në pamjet e arrestimit teksa nxirret nga makina në anën e pasagjerit. Biznesmeni është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku agjentët e BKH-së mbërritën menjëherë për ekzekutimin e masës së arrestit me burg. Agasi, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë. Agasi dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’. Arrestimi i tj vjen vetëm një muaj pasi në Francë u kap biznesmeni tjetër, Ermal Beqiri, teksa po udhëtonte me avionin e tij privat mbi një central bërthamor. Me urdhër të SPAK, Agasit iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution. Share Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 21:50 U prangos sot në Durrës, akuzat që rëndojnë mbi Ergys Agasin! Mbi 9 milionë eurot që mori si ryshfet për tenderët e paracaktuar në AKSHI (DOSJA) Ergys Agasi, i arrestuar sot në Durrës, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë të AKSHI-t.Agasi dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.“Ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se veprimet e shoqërisë ‘EA Solution’ sh.p.k përbëjnë një skemë tipike të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, ku subjekti juridik është përdorur si një mjet për transferimin e ryshfetit në formë të kamufluar tregtare”, thuhet në dosjen e GJKKO-së, sipas së cilës “ndërkohë që ‘EA Solution’ ka prerë fatura në vlera jashtëzakonisht të larta drejt operatorëve ekonomikë (si ‘Fastech’, ‘First’, AESS, Soft & Solution etj.), hetimi ka dokumentuar se kjo shoqëri nuk zotëron asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur objekte të tilla kontrate”.Në dosje vlerësohet se “fatura tatimore është përdorur si instrument për të ‘legalizuar’ vlerat korruptive të paguara, duke e futur atë në qarkullimin financiar si shpenzim të zbritshëm për operatorët fitues”. E gjithë kjo skemë për hetuesit krijon “dyshime të arsyeshme të bazuara në prova mbi ekzistencën e elementëve të figurave të veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimit të produkteve të veprës penale të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të strukturuar kriminal”.Po ashtu, në dosje thuhet se një seri transaksionesh mes viteve 2023 dhe 2025, i kanë çuar Ergys Agasit mbi 9 milionë euro, në formë ryshfeti për ndikimin e tij për paracaktimin e tenderave të AKSHI-t. Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij por dhe të Ermal Beqirit dhe të tjerëve të lidhur me procedurat dhe garat në AKSHI, përmes shoqërisë së tij “EA Solution”, Agasi “ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomike "Soft & Solution" sh.p.k., në pronësi të Beqirajt, “Fastech" sh.p.k. të Andis Papës dhe "First" sh.p.k. të Gëzim Hoxhës.Në dosjen që Report Tv e disponon, thuhet se këto përfitime kanë qenë sipas hetimit pagesë ryshfeti si rrjedhojë e paracaktimit të operatorëve ekonomik fitues në procedura prokurimi të zhvilluara nga AKSHI.Ndërsa EA Solution, nuk rezulton të ketë kryer asnjë shërbim konkret, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha, i kanë qëndruar deklarimeve të dhëna më herët, se këto pagesa i kanë bërë në favor të shoqërisë EA Solution, pasi një fakt i tillë i është propozuar nga Ermal Beqiri.Konkretisht rezulton se shoqëria EA Solution, ka përfituar nga opëratorët ekonomikë “Soft & Solution" shpk; "Fastech" shpk dhe "First" shpk, 855.204.527 lekë (afro 8.9 milion euro me kursin aktual) si dhe 470 mijë euro.Në total është kredituar shuma prej 100 148 000 lekë, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023 - 2025.Në total është kredituar shuma prej 220 831 200 lekë, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023-2025.Në total është kredituar shuma prej 470 441 Euro, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023-2024.Në total është kredituar shuma prej 123 629 664 lekë, nga subjekti First shpk, përgjatë vitit 2024.Më datë 28.01.2025 është kredituar shuma prej 174 834 120 lekë, nga subjekti Fastech shpk.Nga kqyrja e të dhënave në sistemin CATS rezulton se subjekti EA Solution shpk ka faturuar shitje ndaj subjektit Fastech shpk për periudhën Dhjetor 2024 - Shtator 2025, shumën prej 235 761 543 lekë.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Ora 21:31 U arrestua bashkë me ish-policin Shpataraku në Durrës, çfarë u gjet brenda makinës me të cilën po udhëtonte Ergys Agasi Në momentin e arrestimit të Ergys Agasit dhe ish-policit Uljan Shpataraku, brenda makinës i gjet një kuti e kuqe, një çantë dhe një celular në pjesën e vendit te këmbët e pasagjerit. Share Ora 21:31 Report Tv siguron foton, ja momenti i arrestimit të Ergys Agasit! Më pranga në duar në makinën e Policisë Report Tv siguron foton e Ergys Agasit me pranga në duar në makinën e policisë pas arrestimit Share Ora 21:21 I rrethuar nga ‘Shqiponjat’, momenti kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur Ergys Agasi mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.Nga pamjet duket se Agasi, me pranga në duar, shoqërohet nga disa efektivë të forcave Shqiponja.Agjentet e BKH kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të ekzekutuar masën e sigurisë për Ergys Agasin. Share Ora 21:14 40 km ndjekje nga Elbasani në Durrës, si u kap Ergys Agasi pas 8 muajsh arrati Një operacion i SPAK-ut dhe Policisë së Durrësit çoi në pranga Ergys Agasin, biznesmenin e shpallur në kërkim prej 8 muajsh për llogari të SPAK-ut, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip Audi luksoz, nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, aty ku ka edhe vendbanimin.Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin pikasur makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe, siç thonë burimet për Report Tv, e kanë ndjekur atë për të paktën 40 kilometra, deri në zonën e Plepave në Durrës. Aty u ndërhy për arrestimin e tij, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku.Kur Ilir Proda u emërua drejtor i Përgjithshëm, e transferoi Shpatarakun pranë vetes, në Drejtorinë e Përgjithshme, por burime mediatike e identifikonin Shpatarakun ende me ndikim në hije në drejtimin e Policisë së Elbasanit.Në Drejtorinë e Përgjithshme Uljan Shpataraku ka mbajtur detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. Ka pasur gjithashtu pretendime publike mediatike dhe politike që e lidhin edhe influencën e Ergys Agasit me Elbasanin dhe ndikim në politikën lokale të këtij qyteti. Share Ora 21:05 Me shapka dhe orë sportive, momenti i arrestimit të Ergys Agasit teksa po lëvizte me 'Audin' luksoz në Durrës (VIDEO) Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-Policit Uljan Shpataraku në zonën e Plepave në Durrës.Nga pamjet duket se Agasi dhe Shpataraku kanë qenë duke qarkulluar me një makinë luksoze tip ‘Audi’.Në momentin e arrestimit Agasi ka qenë me shapka, tuta të shkurtra dhe me bluzë të bardhë.Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Agasi duket se ka qenë me flokë të prera shkurt, tjetër model nga imazhi publik që ai kishte pasur.Teksa shfaqet me prangat e Policisë në duar, vihet re që Agasi ka edhe një orë sportive të bardhë në dorë. Share Ora 20:49 Policia konfirmon arrestimin e Ergys Agasit në Durrës! Në pranga edhe Uljan Shpataraku! Ish-polici i shpallur kërkim pasi kërcënoi me jetë stafin e hotelit në Dhërmi Policia ka konfirmuar arrestimin në Durrës të Ergys Agasit, i cili ishte i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.Përmes një njoftimi, Policia konfirmoi se ai u prangos në kuadër të operacionit të koduar ‘The Wanted’, bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku.Në pranga u vendos edhe Shpataraku, ndërkohë Policia njofton se operacioni u organizua bashkë me në bashkëpunim me SPAK dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.Njoftimi i Policisë:Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A. Share Ora 19:58 U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me automjet bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku! I besuari i Ilir Prodës Ergys Agasi u arrestua ditën e sotme në zonën e Plepave në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me automjet, sëbashku me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku, i cili njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al uljan shpataraku dosja akshi Durres spak AKSHI Elbasan ergys agasi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2748 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?