Lajme Zone
Maqedonia e Veriut: A mjafton bashkëjetesa për një shtet të përbashkët?
PolitikëPamfleti

Maqedonia e Veriut: A mjafton bashkëjetesa për një shtet të përbashkët?

Pas pesë muajsh protestash, atyre iu ofrua mundësia që pjesën teorike ta zhvillonin në shqip, ndërsa pjesa praktike do të mbetej në maqedonisht. Studentët e refuzuan propozimin. “Për ne, kjo nuk është zgjidhje, sepse nuk respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë Elezi.

Porta Macedonia, a triumphal arch, stands in Skopje, North Macedonia. Photo by Diego Delso / Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001. Një çerek shekulli më vonë, ka ende pikëpyetje nëse mjafton bashkëjetesa e krijuar prej saj për të ndërtuar një shoqëri funksionale dhe gjithëpërfshirëse... “Ne nuk po kërkojmë trajtim të privilegjuar, por vetëm barazi përpara ligjit!”. Për Zijahudin Elezin, një prej zërave kryesorë të protestës së studentëve shqiptarë të Fakultetit Juridik në Tetovë, çështja është e qartë: studentët që kanë studiuar në gjuhën shqipe, duan të kenë mundësinë ta japin provimin shtetëror në të njëjtën gjuhë.

Pas pesë muajsh protestash, atyre iu ofrua mundësia që pjesën teorike ta zhvillonin në shqip, ndërsa pjesa praktike do të mbetej në maqedonisht. Studentët e refuzuan propozimin. “Për ne, kjo nuk është zgjidhje, sepse nuk respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë Elezi.

Për studentët protestues, çështja shkon përtej një provimi. Nëse nuk mund të marrin një licencë profesionale në gjuhën e tyre, kjo ndikon edhe në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike dhe në mundësitë e tyre për punësim.

Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, protesta e tyre e përball një brez të ri me një pyetje të vjetër: çfarë përfaqëson sot Ohri? Marrëveshja Kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001, pas disa muajsh konflikti të armatosur mes forcave maqedonase të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Arritja e saj e menjëhershme ishte themelore. Luftimet u ndalën, por marrëveshja nuk i dha fund vetëm konfliktit. Ajo hodhi poshtë zgjidhjet territoriale për problemet etnike dhe ruajti karakterin unitar të shtetit, ndërsa hapi rrugën për ndryshime kushtetuese dhe ligjore që zgjeruan ndjeshëm të drejtat e komunitetit shqiptar dhe të grupeve të tjera joshumicë.

U zgjerua përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, u vendos parimi i përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, u forcua decentralizimi, ndërsa i ashtuquajturi “Parim i Badinterit” u shndërrua në një mekanizëm të rëndësishëm mbrojtës për ligjet që prekin drejtpërdrejt komunitetet etnike.

I emërtuar sipas juristit dhe studiuesit francez të së drejtës kushtetuese, Robert Badinter, ky parim është një sistem votimi me shumicë të dyfishtë, i përfshirë në kuadrin ligjor të Maqedonisë së Veriut pas Marrëveshjes së Ohrit.

Për ligjet që lidhen me kulturën, gjuhën, arsimin, vetëqeverisjen lokale ose simbolet kombëtare kërkohet një konsensus i dyfishtë: shumica e votave të deputetëve të pranishëm dhe shumica e votave të deputetëve që u përkasin komuniteteve joshumicë.

Ndryshimet gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë të konsiderueshme. Shqiptarët janë përfaqësuar shumë më tepër në administratën publike, polici, ushtri dhe institucionet shtetërore. Partitë shqiptare janë bërë pjesë e rregullt e koalicioneve qeverisëse, ndërsa politikanë shqiptarë kanë mbajtur disa prej posteve më të larta në vend.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka kaluar nga konflikti i armatosur drejt anëtarësimit në NATO, dhe pavarësisht pengesave të shumta, vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Për gazetarin dhe analistin Xhelal Neziri, çdo vlerësim i Marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë nga qëllimi i saj fillestar.

Sipas tij, ajo ishte para së gjithash një marrëveshje paqeje që i dha fund konfliktit të vitit 2001, por njëkohësisht hodhi bazat për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndëretnike, duke përcaktuar qartë se problemet etnike nuk do të zgjidheshin përmes ndarjeve territoriale dhe duke ruajtur karakterin unitar të shtetit.

Sipas Nezirit, marrëveshja u hartua në mënyrë të tillë që të mos jepte një përgjigje përfundimtare për konfliktet e së ardhmes. Pikërisht për këtë arsye quhet “marrëveshje kornizë”. Nga këndvështrimi diplomatik, rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit sot është shumë ndryshe nga ajo që kishte menjëherë pas përfundimit të konfliktit.

Zëvendësministri i Jashtëm Zoran Dimitrovski thotë se gjatë dy viteve në detyrë, zbatimi i marrëveshjes pothuajse nuk është diskutuar në takimet dhe kontaktet e tij me përfaqësues

të huaj. Sipas tij, në takimet diplomatike autoritetet theksojnë se qeveritë e vendit tradicionalisht janë përbërë nga përfaqësues politikë maqedonas dhe shqiptarë dhe se ato mbrojnë të drejtat e komuniteteve etnike.

Mesazhi synon të përcjellë te qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar idenë e stabilitetit të marrëdhënieve ndëretnike. Pra nga këndvështrimi i politikës së jashtme, Ohri nuk konsiderohet më një çështje e pazgjidhur ndërkombëtare.

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se ka përfunduar debati për zbatimin e marrëveshjes.

Sipas studiuesit dhe publicistit Bekim Adili, protestat e studentëve janë pjesë e një mosmarrëveshjeje shumë më të gjatë mbi mënyrën se si është interpretuar dhe zbatuar Marrëveshja e Ohrit.

Adili argumenton se një pjesë e establishmentit politik maqedonas dhe e qytetarëve, e pranuan marrëveshjen në rrethanat e jashtëzakonshme të një konflikti të armatosur dhe se zgjerimi i të drejtave të shqiptarëve u perceptua nga disa si humbje për shumicën maqedonase.

“Kishte një perceptim se shqiptarët ‘ua kishin marrë maqedonasve shtetin e tyre’. Kjo ndarje e perceptimit e ka shoqëruar vendin gjatë 25 viteve të fundit”, thotë studiuesi. Sipas tij, kjo ndihmon për të kuptuar pse mosmarrëveshjet mbi zbatimin e disa prej dispozitave të marrëveshjes kanë vazhduar.

Ai përmend veçanërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, interpretimi i të cilit ka mbetur objekt debatesh politike dhe ligjore, si dhe rastet kur zbatimi në praktikë nuk është i njëjtë në të gjitha institucionet dhe komunat.

Si shembull, ai përmend edhe tabelat rrugore në Strugë dhe zona të tjera me shumicë shqiptare, ku, sipas tij, gjuha shqipe nuk përdoret gjithmonë në përputhje me garancitë ligjore ekzistuese. Adili e lidh çështjen e gjuhës me një problem më të gjerë të përfaqësimit dhe punësimit në sektorin publik.

Sipas tij, parimi i përfaqësimit proporcional nuk është zbatuar gjithmonë në përputhje me pritshmëritë e komunitetit shqiptar: “Ka pasur vite kur ai ka dhënë rezultate pozitive dhe vite kur ka pasur stanjacion. Në përgjithësi ka pasur progres, por jo në masën që duhej të kishte”.

Edhe pse pranon transformimin e madh të pozitës së shqiptarëve që nga viti 2001,

Neziri mendon se problemi i zbatimit nuk mund të ndahet nga dobësitë më të gjera të institucioneve maqedonase. “Kemi shumë ligje që janë miratuar, por nuk zbatohen, dhe ligje që zbatohen, por nuk japin rezultatet e pritshme.”

Sipas tij, problemi shkon përtej legjislacionit që lidhet me Ohrit. “Në përgjithësi kemi problem me shtetin ligjor, që nënkupton zbatimin e ligjeve në mënyrë të njëjtë dhe të vazhdueshme, pa përzgjedhje.”

Njëzet e pesë vjet pas konfliktit, disa prej problemeve më të mëdha të Maqedonisë së Veriut, po i kapërcejnë gjithnjë e më shumë ndarjet etnike. Të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë po largohen nga vendi. Korrupsioni prek të dyja komunitetet, ashtu si institucionet e dobëta, klientelizmi, patronazhi politik dhe pasiguria ekonomike e profesionale.

Për të rinjtë, ajo që ka më shumë rëndësi nuk është domosdoshmërisht etnia e një punonjësi publik, por sa mirë funksionojnë institucionet. Neziri argumenton se Maqedonia e Veriut nuk e shfrytëzoi momentin politik pas vitit 2001 për të krijuar “një komunitet të ri politik, ose më saktë, një komb qytetar-territorial”.

Sipas tij, një koncept i tillë nuk do të zhdukte identitetet maqedonase, shqiptare apo të tjera, por do të krijonte një kuadër politik gjithëpërfshirës për të gjithë. Maqedonasit dhe shqiptarët shpesh ndjekin media të ndryshme, mbështesin parti të ndryshme politike dhe e interpretojnë historinë e afërt të vendit përmes narrativave të ndryshme.

Dimitrovski e përshkruan situatën shkurt: “Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë të ndarë, ndonëse bashkëjetojnë”. Megjithatë, ai vëren se urrejtja e hapur nuk është e zakonshme dhe incidentet ndëretnike janë të rralla. Pra bashkëjetesa e ndërtuar pas vitit 2001 ka treguar se është e qëndrueshme.

Por pyetja është nëse a mjafton ajo. “Problemi është se edhe sot Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk gëzon mbështetje të gjerë te maqedonasit etnikë”, thotë Neziri. Sipas tij, marrëveshja nuk është promovuar si një kompromis mes pritshmërive të mëdha të të dyja palëve dhe si një mundësi për të ndërtuar një shtet të përbashkët, përparimtar dhe koheziv.

Këto dinamika kanë krijuar perceptime të ndryshme për marrëveshjen si te maqedonasit, ashtu edhe te shqiptarët. Megjithatë, Neziri mendon se disa prej ndarjeve të vjetra mund të zbehen gradualisht.

Për shembull, pengesat gjuhësore po ndryshojnë falë teknologjisë dhe përkthimit në kohë reale, të cilat e bëjnë median dhe informacionin më të aksesueshëm për komunitetet e ndryshme. Por sfida më e thellë mbetet politike, jo teknologjike: krijimi i institucioneve dhe i një hapësire publike ku qytetarët ta shohin shtetin si një të mirë të përbashkët.

Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit, nuk ekziston ende një interpretim i përbashkët i Marrëveshjes së Ohrit. Për shumë shqiptarë, miratimi i saj konsolidoi në rendin kushtetues kërkesat për më shumë të drejta gjuhësore, përfaqësim dhe përfshirje politike. Ndërsa për shumë maqedonas, marrëveshja mbetet e pandashme nga trauma e konfliktit të armatosur dhe nga ndryshimet kushtetuese të miratuara në rrethana të jashtëzakonshme.

Neziri është skeptik se 25-vjetori i Ohrit do të mjaftojë për t’i kapërcyer këto dallime.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk shihet nga palët e përfshira si një dokument i rëndësishëm historik, por si kapital politik që ende mund të sjellë vota. Prandaj, unë nuk pres një festim të përbashkët dhe as një analizë të thelluar të zbatimit dhe rezultateve të marrëveshjes 25 vjet pas nënshkrimit të saj”, përfn gazetari shqiptar./Pamfleti nga “Transition Online”maqedonia e veriut bashkëjetesa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Vizita sektrete e shefit të CIA-s në Moskë, Kremlini zbulon me kë u takua Ratcliffe 26 Gusht 2026, 10:5710:57Rajoni dhe Bota Diplomacia e spiunazhit/ Shefi i CIA-s në Moskë, shenjë e një marrëveshjeje apo e përkeqësimit të marrëdhënieve? 26 Gusht 2026, 10:2210:22Rajoni dhe Bota "Turpërohet” Rusia, anulon dy koncertet e Kanye West në Shën Petersburg! 26 Gusht 2026, 09:1209:12Rajoni dhe Bota Tragjedi në Pakistan, materniteti përfshihet nga flakët; humbin jetën 14 foshnja 26 Gusht 2026, 08:0608:06Rajoni dhe Bota Administrata Trump ‘bllokon’ aplikimet për viza, anulohen intervistat në të gjitha ambasadat amerikane 26 Gusht 2026, 07:4507:45Rajoni dhe Bota Pse shkoi në Moskë kreu i CIA-s? 25 Gusht 2026, 22:3622:36Rajoni dhe Bota