Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në hyrje të qytetit të Vlorës, ku uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga qyteti. Kontrollet kanë pasur në fokus evidentimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit, si dhe parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. LEXO edhe...‘Pse filmon?’- 46-vjeçari dhunohet nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, transportohet drejt spitalit të Janinës (EMRI) Forcat e Policisë kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Aksioni synonte identifikimin e personave me precedentë kriminalë apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Vlorës, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike. R.Xh/ReportTv.al kontrolle policia Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2748 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
