Lajme Zone
Agasi dy javë nën monitorim, si BKH drejtoi operacionin për arrestimin e tij dhe misteri i çantave të sekuestruara!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Agasi dy javë nën monitorim, si BKH drejtoi operacionin për arrestimin e tij dhe misteri i çantave të sekuestruara!

Pas arrestimit, Agasi është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës .

Foto e gjeneruar me AI BKH dyshonte se ai strehohej në Elbasan dhe e vunë në ndjekje teksa ai udhëtonte drejt Durrësit. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa çanta... Detaje të reja nga zbardhur nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ergys Agasi, i cili u kap në zonën e Golemit, pranë “Rrugës me Plepa”, Durrës. Operacioni është koordinuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit, të asistuar nga strukturat e Policisë. Agasi kishte rreth dy javë nën monitorim. Në operacion janë angazhuar gjithashtu RENEA dhe FNSH.

Pas arrestimit, Agasi është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës .

Autoritetet dyshonin se ai strehohej në Elbasan dhe e vunë në ndjekje teksa udhëtonte drejt Durrësit. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa çanta, por deri tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e tyre.

Në të njëjtin aksion është arrestuar edhe Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i cili akuzohetpër përkrahje të autorit të krimit në lidhje me Agasin. Detaje nga kapja e Ergys Agasit/ I kërkuari i SPAK nën shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ushtarit të Ilir Prodës

26 Gusht, 20:01 Agasi kërkohej që prej dhjetorit të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë operacionit të 16 dhjetorit 2025, agjentët e BKH-së dhe Policia ushtruan kontrolle në ambiente të lidhura me të, por biznesmeni nuk u gjet dhe prej atij momenti qëndroi në arrati.

Arrestimi i tij mbyll kështu një arrati që nisi me shpërthimin e një prej dosjeve të SPAK për prokurimet publike. Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri konsiderohen nga organi i akuzës si figura kyçe të mekanizmit të dyshuar kriminal që vepronte rreth tenderëve të AKSHI-t. Beqiri u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë kërkesën shqiptare për ekstradimin e tij.

Dosja për të cilën hetohet Agasi shkon përtej dyshimeve për tenderë të paracaktuar. Procedimi i SPAK përfshin akuza për “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë”, “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, krahas veprave të korrupsionit që hetohen në të njëjtin procedim.

Në materialet hetimore të bëra publike më herët del një skemë ku tenderët dyshohet se diskutoheshin dhe orientoheshin përpara zhvillimit të procedurave. Në pamjet dhe komunikimet e sekuestruara nga hetuesit përmenden projekte, vlera kontratash dhe kritere prokurimi. Në një prej bisedave të administruara në dosje përmendet edhe dyfishimi i vlerës së një projekti nga 2 në 4 milionë.

Një nga episodet më të rënda të dosjes lidhet me biznesmenin Gerond Meçe. Sipas materialeve hetimore të raportuara në media, ai u mor forcërisht në gusht 2025 nga persona të veshur si punonjës policie dhe agjentë të BKH-së dhe u mbajt nën presion për t'u tërhequr nga ankesat për procedurat e tenderëve. Hetuesit dyshojnë se pas këtij episodi qëndronte grupi i drejtuar nga Agasi dhe Beqiri.

SPAK ka administruar gjithashtu komunikime mes Agasit dhe Beqirit që, sipas materialeve të dosjes të publikuara në media, lidhen me tenderët dhe me çështje të tjera nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Këto komunikime janë pjesë e materialeve mbi të cilat mbështeten dyshimet për rolin e Agasit.

Një tjetër kapitull i dosjes lidhet me pasurinë.

Më 21 prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë të përgjithshme mbi 40 milionë euro në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Masa përfshiu pasuri të lidhura me disa persona nën hetim, ndërsa për Agasin lista përmban prona, automjet, llogari bankare dhe interesa biznesi.

Sipas vendimit të gjykatës të raportuar në media, në rastin e Agasit bëhet fjalë për 29 pasuri, të shpërndara kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Tokat e regjistruara në emrin e tij arrijnë rreth 78,961 metra katrorë, ose afro 7.9 hektarë.

Emri i Agasit është përmendur ndërkohë edhe në debatin politik për shkak të pretendimeve për ndikimin e tij pranë qeverisë dhe marrëdhëniet me zyrtarë të lartë. Agasi nuk ka mbajtur një post të lartë publik.

Kur gazetarët e pyetën në konferencën e fundvitit 2025 për Agasin dhe ndikimin që dyshohej se kishte në tenderët e AKSHI-t, kryeministri Edi Rama tha se çështja ishte nën hetim dhe se nuk kishte dijeni që ta lejonte të komentonte informacionet e publikuara.

Nga kontrollet e 16 dhjetorit 2025, hetimi kaloi te sekuestrimi i pasurive në prill 2026, ndërsa Agasi vijoi të qëndronte në kërkim. Për muaj me radhë qarkulluan versione se ai mund të ishte larguar jashtë Shqipërisë, ndërsa raportime të tjera e vendosnin brenda vendit, me Elbasanin si një prej zonave ku dyshohej se strehohej.

Monitorimi i dy javëve të fundit çoi në lokalizimin e tij. Me ekzekutimin e masës “arrest me burg”, Ergys Agasi pritet të përballet me akuzat dhe materialet që SPAK ka administruar në dosjen e AKSHI-t./Pamfleti ergys agasi arrestimi bkh 1 Komente K KOHA ELCHAPO PO VDES 26 Gusht 2026, 21:00 Dashnori i Dallendyshe Bici (ish bosja e kadastres) ku kane masakruar hipoteken me pronat shteterore e private, sa dosja kane keto me kallezime penale. Hapi dosjet mire SPAK mos flini gjume prokuror, jo ti lironi se ska prova me vone. Vetem se Rama nuk ka me mbeshtetjen e popullit, asnje nuk beson as vete patronazhistet e vete te PS. Mjaft pazare me vila,apartamente,kulla e biznese, tendera. Qeveria Rama ka marre fund, me paterica po shtyn, shpejt rrezohet. propaganda eshte nje flluske, rregullo cte duash po tre muaj te ka zbuluar bota kush je Rama me hajdutet. REVOLUCIONI DO TE MPOSHTI Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet U kap pas 8 muajsh arrati, pasuria 40 mln euroshe e Agasit; nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë pyje! 26 Gusht 2026, 20:0420:04Aktualitet 88 ditë të palodhur, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Duam Shqipëri të re! 26 Gusht 2026, 19:4819:48Aktualitet Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë 26 Gusht 2026, 19:0619:06Aktualitet Drejtësia vendos vetë sa do të paguhet/ KLGJ sfidon qeverinë, rrit ndjeshëm pagat e gjyqtarëve 26 Gusht 2026, 18:5818:58Aktualitet “Mos u tni nga ofertat e krimit”, Hita mesazh policëve të rinj: Pasojat janë të rënda dhe pa kthim 26 Gusht 2026, 16:4516:45Aktualitet Kreshnik Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga spiunazhi anti-shqiptar 26 Gusht 2026, 16:3916:39Aktualitet