Lajme Zone
Britania dhe Shqipëria bashkojnë forcat kundër krimit, marrëveshje për ndarjen e pasurive të konfiskuara
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Britania dhe Shqipëria bashkojnë forcat kundër krimit, marrëveshje për ndarjen e pasurive të konfiskuara

Qeveria britanike njoftoi të mërkurën, më 26 gusht, se marrëveshja lidhet me përfundimin e një çështjeje penale për trafik droge dhe me rikuperimin në Shqipëri të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Ambasadori britanik Nicholas Abbot dhe Risena Xhaja, Administratore Kryesore e AAPSK Marrëveshja e parë përfshin 54 mijë paund pasuri të rikuperuara në Shqipëri nga një çështje e trafikut të kanabisit. Paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy vendeve dhe synohet të përdoren për qëllime sociale. Londra e cilëson marrëveshjen një precedent të ri në luftën ndërkufitare kundër krimit të organizuar. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje të re për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar, e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria britanike njoftoi të mërkurën, më 26 gusht, se marrëveshja lidhet me përfundimin e një çështjeje penale për trafik droge dhe me rikuperimin në Shqipëri të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Marrëveshja fillestare përfshin 54 mijë paund pasuri të rikuperuara, të cilat do të ndahen në mënyrë të barabartë mes qeverisë britanike dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Kjo do të thotë se secila palë do të përfitojë gjysmën e shumës së rikuperuar.

Sipas njoftimit zyrtar britanik, marrëveshja krijon gjithashtu mundësinë që pasuritë e sekuestruara nga krimi të riinvestohen për qëllime sociale në të dy vendet.

Rasti që çoi në marrëveshje lidhet me një procedim penal tashmë të përfunduar në Angli dhe Uells për komplot me qëllim furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar.

Pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, hetuesit arritën të identifikonin dhe rikuperonin në Shqipëri të ardhura që buronin nga aktiviteti kriminal. Marrëveshja përcakton tashmë mënyrën se si këto pasuri do të ndahen mes dy shteteve.

Londra e konsideron këtë mekanizëm një sinjal se autoritetet e të dy vendeve do të ndjekin paratë e krimit edhe kur ato transferohen ose investohen përtej kufijve.

Marrëveshja e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor

Procesi nisi zyrtarisht në Tiranë më 13 korrik, gjatë një ceremonie ku morën pjesë ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, dhe drejtuesja e AAPSK-së, Risena Xhaja. Marrëveshja u përfundua dhe u nënshkrua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht 2026.

Sipas qeverisë britanike, ajo përbën marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe krijon një precedent për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive kriminale dhe luftën kundër krimit të rëndë të organizuar.

Për arritjen e marrëveshjes, autoritetet shqiptare dhe britanike kanë bashkëpunuar për disa muaj. Në proces janë përfshirë Ministria e Brendshme britanike, Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), Prokuroria e Kurorës (CPS) dhe AAPSK-ja.

Mbi 58 milionë euro pasuri të sekuestruara në Shqipëri

Njoftimi i qeverisë britanike sjell edhe të dhëna për përmasat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri.

Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e tyre kaloi 58 milionë euro, ndërsa u regjistruan më shumë se 1.000 sekuestrime dhe konfiskime të pasurive të paluajtshme.

Sipas palës britanike, këto shifra tregojnë edhe shkallën në të cilën sektori i pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e të ardhurave kriminale.

Britania thotë se po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të rritur kapacitetet për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të rëndë të organizuar, me fokus të veçantë te pastrimi i parave dhe përdorimi në rritje i kriptomonedhave nga rrjetet kriminale.

Londra ka ofruar gjithashtu programe kompjuterike dhe trajnime për institucionet shqiptare, ndërsa vijon të mbështesë procesin e rishikimit të legjislacionit shqiptar kundër pastrimit të parave.

Sipas qeverisë britanike, rrjetet e krimit të organizuar vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për të dy vendet, duke shfrytëzuar kufijtë dhe duke pastruar të ardhurat përmes parave fizike, sistemeve informale të transferimit dhe kriptomonedhave.

Me marrëveshjen e re, Shqipëria dhe Britania synojnë jo vetëm sekuestrimin e pasurive kriminale, por edhe ndarjen e tyre kur hetimet dhe operacionet e përbashkëta çojnë në rikuperimin e parave përtej kufijve.britani krimi sekuestrime Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Agasi dy javë nën monitorim, si BKH drejtoi operacionin për arrestimin e tij dhe misteri i çantave të sekuestruara! 26 Gusht 2026, 20:3820:38Aktualitet U kap pas 8 muajsh arrati, pasuria 40 mln euroshe e Agasit; nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë pyje! 26 Gusht 2026, 20:0420:04Aktualitet 88 ditë të palodhur, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Duam Shqipëri të re! 26 Gusht 2026, 19:4819:48Aktualitet Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë 26 Gusht 2026, 19:0619:06Aktualitet Drejtësia vendos vetë sa do të paguhet/ KLGJ sfidon qeverinë, rrit ndjeshëm pagat e gjyqtarëve 26 Gusht 2026, 18:5818:58Aktualitet “Mos u tni nga ofertat e krimit”, Hita mesazh policëve të rinj: Pasojat janë të rënda dhe pa kthim 26 Gusht 2026, 16:4516:45Aktualitet