Me tender me një pjesëmarrës të vetëm, kryebashkiaku Artur Bushi i dha kontratën 1-vjeçare kompanisë 'Integrated Energy BV SPV' të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit; 99% e fondit limit. Landfilli prej 4 vitesh nuk konfiskohet, por mbahet në sekuestro preventive, ndërsa shteti administron vetëm aksionet, ndërsa fitimet i marrin pronarët faktikë… Historia e dosjes penale ekonomiko-financiare të landfillit të Tiranës po rezulton "lojë mirëkuptuese 4-vjeçare" mes SPAK-ut, Gjykatës së Posaçme dhe Klodian Zotos e Mirel Mërtirit; pronarë faktikë, të fshehur në emër të kompanisë "GeoGenix BV", në pronësi të shtetasit italian Alberto Presezzi dhe dy francezëve Max Abitbol e Dominique Marcelle Obadia Abitbol.
Ndërsa shteti është administrator formal i landfillit nëpërmjet Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara; i autorizuar me Vendim Nr. 95, datë 28 korrik 2023 të Gjykatës së Posaçme, si objekt nën sekuestro preventive, pra, nuk lejohet tjetërsimi i aksioneve e kapitaleve.
Ndërsa të ardhurat dhe fitimet që sigurohen nga aktiviteti i depozitimit të mbetjeve në landfillin e Tiranës i administron dhe përfiton 100 për qind kompania "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k. e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Dokumenti i datës 28 shtator 2026 që po publikon "Pamfleti" tregon se dhe Bashkia e Krujës është bërë kliente në landfillin e Tiranës, për të depozituar mbetjet urbane me afat kontrate fillestare 1 vit e përherë, financuar nga fondet e kësaj bashkie.
Me një procedurë të posaçme, kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, dhe komisioni i prokurimit i caktuar prej tij shpallën fituese kompaninë e landfillit të Tiranës "Integrated Energy BV SPV" të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, që ishte e vetmja pjesëmarrëse në tender. Vlera e kontratës së depozitimit të mbetjeve të Bashkisë së Krujës në landfillin e Tiranës është 681 milionë lekë të vjetra me TVSH për 1 vit, ose sa 99 për qind e fondit limit.
Këto miliona që do të paguajë Bashkia e Krujës do të arkëtohen në llogarinë e kompanisë private të Zotos e Mërtirit, ndërsa shteti është vetëm administrator-roje i aksioneve dhe aseteve të landfillit, që pronarët të mos i tjetërsojnë.
Në këtë landfill, përveç 5 bashkive të Qarkut të Tiranës, depozitojnë mbetjet urbane dhe bashkitë Durrës e Shijak, ndërsa tani është shtuar Bashkia e Krujës.
Por miliona euro taksa publike vazhdojnë t'i marrin Klodian Zoto e Mërtiri, sepse landfilli, prej 4 vitesh, nuk konfiskohet e t'i kalojë shtetit, por lihet në sekuestro preventive, që është masë administrimi formal prej Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, në rolin e institucionit roje që nuk lejon shitjen e aksioneve./Pamfletidokumenti bashkia krujë klodian zoto mirel mërtiri 1 Komente M Maksi 29 Shtator 2026, 18:17 Gjyna a do kene leka andej ne arrati se keta jane mesuar edhe me jete luksi me lekat e vjedhura po kush minister apo deputet fshiet pas emrit te ketyre ?? DREJTESIA DUHET TI KISHTE DHENE GODITJEN FINALE PLUS EDHE SEKUESTRO DERI NE QINDARKEN E FUNDIT NESE VERTET DO KISHTE DREJTESI . Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dosja gjysmake e Vlora Hysenit: A do të mbetet jashtë hetimit 'zari' i saj Jurgen Kole, me 253 denoncime e 42 hektarë toka 28 Shtator 2026, 10:4610:46Anti-Mafia Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave 26 Shtator 2026, 17:3617:36Anti-Mafia Nuk ndalet batërdia me buxhetin e shtetit; 'MobAL' pa asnjë aktivitet, 22 milionë euro pa plan shpenzimesh 26 Shtator 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia Trafikanti Gjergj Luca merr monopolin e analizave ushqimore: laboratori i tij certifikon sigurinë e ushqimeve në Shqipëri 24 Shtator 2026, 10:5310:53Anti-Mafia

