Një nënë nga Elbasani jetoi ditë të tëra mes ankthit, frikës dhe shpresës për të birin 13-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Familjarët iu drejtuan Policisë, ndërsa nëna nisi ta kërkonte kudo ku mund të kishte një gjurmë të të birit. Informacione të pakonfirmuara e çuan edhe në Durrës, aty ku shpresonte se mund ta gjente. Por historia e 13-vjeçarit nuk ishte një largim i vetëm. Sipas nënës, ai është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia dhe në disa raste është gjetur pas disa ditësh. Këtë herë, mungesa e gjatë e kontaktit e bëri frikën edhe më të madhe. Nëna rrëfen se natën kur u largua, djali ndodhej në banesë. Familjarët ishin në gjumë, ndërsa ai doli fshehurazi nga shtëpia. Sot i mituri është gjetur, por kthimi i tij pranë familjes nuk e mbyll këtë histori. Përkundrazi, ngre një pyetje shumë më të madhe, se çfarë po e shtyn një fëmijë 13-vjeçar të largohet vazhdimisht nga shtëpia? Familjarët kanë ngritur edhe shqetësime për shoqërinë me të cilën mund të jetë përfshirë dhe për sjellje që nuk i përkasin moshës së tij. Këto janë çështje që tashmë kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga familja, por nga të gjithë të rriturit që kanë një rol në jetën e një fëmije. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, Emiljano, personi i cili ka ndihmuar në gjetjen e të miturit, ka treguar fjalët e para që i ka thënë 13-vjeccari. Pjesë nga rrëfimi në studio: Emiljano: Isha në urgjencën e spitalit, më thërritën Emiljano ka nevojë për ty.
E kam bërë këtë gjë sepse kam parë nënn time që vuante nga ekonomia. Dua të shkollohem por nuk kam mundësi sepse nuk më ndihmon askush. Vecc djalit është edhe një fëmijë tjetër Aldo Blushi, që kishte prej 15 ditësh I humbur dhe e kemi gjetur”, u shpreh ai.
13-vjeçari: Vëllanë e kam parë në Astir, ishte mirë, më tha ik në shtëpi. Rrinte me një djalë të shëndoshë. Unë tërë ditën lypja, më jepnin para. Njerëzit sillen mirë me mua kur lyp. Gjatë një dite fitoja edhe 50-60 mijë të vjetra, me to ushqehesha. Pi edhe cigare ee kam nisur që 9 vjecc.
Emiljano: Të dy edhe 13-vjeccari dhe vëllai janë përdorues të hashashit
13-vjeçari: E blen vëllai. Kto kohë që vëllai nuk ka qenë në shtëpi nuk kam pirë. Flija në rrugë në stola. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

