42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës. Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit vazhdojnë që ftesën e tyre kundër projektit të PS për reformën administrative territoriale, që e bashkon Divjakën me Lushnjen, raporton gazetari Juljan Kasapi. Folësve këtë të enjte i është bashkuar edhe ish drejtori i parkut Divjakë Karavasta Ardjan Koçi, i cili disa vite më parë dha dorëheqjen pas presioneve që pati në lidhje me detyrën, pasi nuk pranonte të ndiqte urdhrat e ministres për të lejuar ndërtimet në parkun e Divjkaës, ai ka ardhur enkas nga Gjermania për të mbështetur këtë protestë duke goditur me fjalët e tij qeverinë dhe drejtuesit e saj vendorë. Marshimi i protestuesve në rrugët e qytetit mbylli dhe ditën e 42 të protestës në Divjakë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Divjake protesta

