Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Ditën 83 të protestës – Protestuesi nga Sheshi “Skënderbej”: Në shtator do të bllokohen rrugët, do përshkallëzojmë! Rama nuk hiqet me këngë e valle


Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” përpara se të nisin marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.

Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” përpara se të nisin marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë. Përmes një deklarate për mikrofonin e “News24”, një prej protestuesve ka shprehur vendosmërinë e sheshit për të mos u dorëzuar. Protestuesi theksoi se synimi përfundimtar i qytetarëve është përmbysja e kryeministrit dhe shpëtimi i atdheut, duke nënvizuar se shpresa e shqiptarëve nuk do të vdesë kurrë. Ai hodhi akuza të forta mbi gjendjen e vendit, duke u shprehur se sektori i shëndetësisë, prodhimit dhe ushtrisë ndodhen në pikën më të ulët: “Këtu nuk prodhohet asnjë gozhdë, bëhet vetëm propagandë dhe mashtrohen njerëzit.” Më tej, ai paralajmëroi se aksioni qytetar do të njohë vetëm përshkallëzim gjatë muajit shtator. Sipas tij, kryeministri do të përballet me popullin e vërtetë sapo të rikthehen rinia, studentët, qytetarët nga pushimet si dhe pjesëtarë të shumtë nga diaspora. Ai e përmbylli fjalën e tij duke deklaruar se do të kalohet në bllokim rrugësh, pasi pushteti “nuk hiqet me këngë e valle”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb