Lajme Zone
Dita e 99-të/ Protestuesit nisin marshimin në kryeqytet, tubuesi: Të martën nis sesioni i ri, të bashkohemi të gjitha para parlamentet
PolitikëTop Channel

Dita e 99-të/ Protestuesit nisin marshimin në kryeqytet, tubuesi: Të martën nis sesioni i ri, të bashkohemi të gjitha para parlamentet

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 99-të kundër qeverisë, e cila si çdo ditë nisi në sheshin “Skënderbej”.

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 99-të kundër qeverisë, e cila si çdo ditë nisi në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku kanë kanë vijuar me fjalime dhe deklarata kundër qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve deklaroi se protesta do të vijojë edhe gjatë muajve në vazhdim, ndërsa paralajmëroi pjesëmarrjen e tyre edhe në seancën e parë plenare të Kuvendit.

“Në ditën e 100-të të protestës iu bëjmë thirrje të gjithë shqipëtarëve të na bashkohen”, tha një protestuese.

Një tjetër protestuese tha se do të jenë të pranishëm edhe pranë Parlamentit gjatë seancave plenare.

“Të martën nis sesioni i ri, të mblidhemi të gjithë para parlamentit”, vijoi ai.

Protestuesi tha se tubimet do të vijojnë çdo ditë, ndërsa synimi është që protesta të shtrihet edhe përpara Kuvendit gjatë çdo seance plenare.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Top Channel