Lajme Zone
Dita e 6-të, nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 6-të, nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit

Pranë godinës së ministrisë janë grumbulluar të rinj, disa prej të cilëve flamuj kombëtarë. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve dhe mesazheve drejtuar institucioneve.

Protesta studentore Gjatë protestës së sotme, një prej pjesëmarrësve ka ndërmarrë një veprim simbolik, duke djegur certifikatën që kishte marrë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë. Ka nisur këtë të diel dita e gjashtë e protestës studentore përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pranë godinës së ministrisë janë grumbulluar të rinj, disa prej të cilëve flamuj kombëtarë. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve dhe mesazheve drejtuar institucioneve.

Gjatë protestës së sotme, një prej pjesëmarrësve ka ndërmarrë një veprim simbolik, duke djegur certifikatën që kishte marrë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Përpara këtij veprimi, ai u ka bërë thirrje protestuesve të tjerë që të shmangin dhunën ndaj efektivëve të Policisë.

Në ditët e mëparshme të protestës ka pasur tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe pretendime për përdorim të dhunës policore ndaj pjesëmarrësve.

Ndërkohë reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj protestave studentore ka qenë kritik ndaj mënyrës së zhvillimit të tubimeve dhe personave që, sipas tij, janë përfshirë në akte dhune. Në vend që të përqendrohej vetëm te kërkesat e studentëve, Rama ka akuzuar kundërshtarët politikë se po përpiqen të shfrytëzojnë protestat për qëllimet e tyre.

Kreu i qeverisë ka pretenduar se personat e përfshirë në përplasjet me policinë nuk përfaqësojnë studentët, duke vënë në dyshim lidhjen e tyre me protestën. Ky qëndrim ka nxitur pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria po i trajton shqetësimet e të rinjve dhe pretendimet për dhunë policore.

Rama nuk ka pranuar kërkesat për dorëheqjen e tij, ndërsa protestuesit kanë vijuar të kërkojnë përgjegjësi institucionale për incidentet e ditëve të mëparshme. Deri në këtë fazë, qëndrimet e kryeministrit dhe kërkesat e protestuesve mbeten të kundërta, pa një zgjidhje të shpallur për çështjet që kanë nxitur tubimet.

Gjatë ditëve të mëparshme, protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe arrestime dhe shoqërime të pjesëmarrësve.

Protestuesit kanë denoncuar përdorimin e forcës nga efektivët, përfshirë të shtëna me plumba gome, ndërsa kanë kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si policia ka ndërhyrë gjatë tubimeve.

Pamjet e dhunës ndaj të rinjve kanë nxitur reagime publike dhe thirrje për hetimin e veprimeve të punonjësve të policisë.

Gjatë protestave janë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Policia i ka cilësuar plumbat e gomës municionet si mjete shpërqendruese.

Ndërkohë ditën e djeshme, në terren u angazhuan edhe forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan godinën e Kryeministrisë.protesta e studenteve ne tirane Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dy anije të NATO-s stërvitje në Gjirin e Vlorës 18 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e protestës së djeshme në Tiranë: 65 të lënduar, 12 ende në spital 18 Tetor 2026, 11:2311:23Aktualitet Nga Aurela Gaçe te Luana Vjollca dhe Adrola Dushi, personazhet e showbizzit kritikojnë Edi Ramën 18 Tetor 2026, 11:1111:11Aktualitet Dje iu vu flaka nga protestuesit, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri 18 Tetor 2026, 10:5710:57Aktualitet Përplasje të forta dhe arrestime masive, mediat ndërkombëtare jehonë protestës së djeshme në Tiranë 18 Tetor 2026, 10:5110:51Aktualitet Protestat e dhunshme, Rama nxjerr fadromat për të hequr gurët nga bulevardi 18 Tetor 2026, 10:2610:26Aktualitet