Protesta në Tiranë Protestat studentore kanë hyrë në ditën e pestë, ndërsa thirrja për përfshirjen e diasporës gjatë fundjavës synon të zgjerojë lëvizjen kundër qeverisë. Edi Rama 'mbyllet' në Kryeministri Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë të protestave studentore, të cilat kanë përfshirë Tiranën dhe qytete e tjera të vendit, duke u shoqëruar me përplasje të forta mes të rinjve dhe Policisë së Shtetit. Ajo që nisi si një lëvizje proteste ka marrë tashmë një kërkesë të qartë politike: largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe xhaketave të vjetra të politikës.
Për sot dhe nesër, 17 dhe 18 tetor, protestuesit kanë paralajmëruar një mobilizim më të madh, duke u bërë thirrje edhe shqiptarëve të diasporës të bashkohen me tubimet. Nëse kjo thirrje do të ketë përgjigjen e pritshme, protesta mund të zgjerohet përtej pjesëmarrjes studentore që ka karakterizuar pesë ditët e para.
Ndërkohë, Edi Rama ndodhet në godinën e Kryeministrisë, në një moment kur vëmendja është përqendruar te zhvillimet në rrugë. Deri në orët e paradites së kësaj të shtune, nuk janë njoftuar aktivitete të tjera politike të kryeministrit, ndryshe nga ditët e mëparshme.
Por ajo që bie në sy është mënyra se si Rama ka zgjedhur të reagojë ndaj protestave. Në vend të një përgjigjeje urgjente ndaj revoltës së popullit, kryeministri 'bën shpikje' platformash për të kompensuar biznesin.
Natyrisht, dëmtimi i pronës publike dhe private është një çështje që kërkon përgjegjësi, por Rama duhet të reflektojë para se situata të përshkallëzohet.
Gjatë ditëve të fundit, protestat kanë kaluar në episode të dhunshme. Grupe të rinjsh kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa institucione dhe biznese kanë pësuar dëmtime. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, duke krijuar një situatë përplasjesh të përsëritura në kryeqytet.
Megjithatë, mbrëmja e djeshme tregoi edhe një tjetër pamje të protestës. Mes policëve dhe protestuesve pati momente qetësie dhe afrimi, përpara se të rinjtë të rifillonin thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës.
Kjo tregon se përplasja nuk është vetëm një çështje e rendit publik. Në qendër të saj qëndron kërkesa për largimin e kryeministrit, ndërsa policia përballet në terren me pasojat e tensionit mes protestuesve dhe qeverisë.
Thirrja për përfshirjen e diasporës përbën zhvillimin më të rëndësishëm të kësaj fundjave. Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e shqiptarëve që pritet të mbërrijnë nga jashtë, por organizatorët synojnë ta shndërrojnë protestën në një mobilizim më të gjerë kundër qeverisë.
Pikërisht këtu qëndron edhe sfida politike për Edi Ramën. Nëse protestat vazhdojnë dhe pjesëmarrja rritet, kryeministri do të përballet me një kërkesë që nuk mund ta trajtojë vetëm përmes masave policore apo premtimeve për riparimin e dëmeve materiale.
Për momentin, Rama vazhdon të qëndrojë në Kryeministri, ndërsa protestuesit paralajmërojnë dy ditë të tjera mobilizimi. Mbetet për t'u parë nëse ardhja e diasporës do të ndryshojë përmasat e protestës. protesta në tiranë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Shtetet anëtare të BE-së po i vënë veton procesit të pranimit të vendeve kandidate, rasti i Shqipërisë 17 Tetor 2026, 09:4909:49Aktualitet Nga efektivët te të miturit, 25 të lënduar në spitale; një 21-vjeçar nën monitorimin e neurokirurgëve 17 Tetor 2026, 09:4609:46Aktualitet Ushtarë shqiptarë në Gaza? Izraeli bllokon misionin e Trump 17 Tetor 2026, 09:3309:33Aktualitet Paqja në bulevard, gazetari: Rama ta lexojë me vëmendje mesazhin e protestuesve, vendi ka nevojë për qeveri teknike 17 Tetor 2026, 09:1009:10Aktualitet “Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991! 17 Tetor 2026, 08:3308:33Aktualitet “Duart e huaja”, alibi e Ramës për shmangien e përgjegjësisë politike! 17 Tetor 2026, 08:0208:02Aktualitet

