Lajme Zone
Dita e 5-të e protestës studentore, nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit! Policia në terren (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania

Dita e 5-të e protestës studentore, nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit! Policia në terren (VIDEO)

Protesta e studentëve dhe të rinjve ka hyrë këtë të shtunë në ditën e saj të pestë radhazi, me grupet e para të protestuesve që kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta e studentëve dhe të rinjve ka hyrë këtë të shtunë në ditën e saj të pestë radhazi, me grupet e para të protestuesve që kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. Efektive të shumtë të Policisë së Shtetit dhe forcave të rendit kanë krijuar një kordon, duke monitoruar nga afër situatën me qëllim garantimin e rendit publik. Protestuesit kanë bërë thirrje që policia të mos ushtrojë dhunë ndaj tyre siç ka ndodhur në ditët e mëparshme gjatë përplasjeve. Ata gjithashtu shprehen se policia po provokon popullin.