Lajme Zone
Dita e 118-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
PolitikëEuronews Albania

Dita e 118-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 118-të.

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 118-të. Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë aktuale.