Kryeministri Edi Rama Rama mahniti të pranishmit me ‘antidotin’ që kishte prodhuar qeveria e tij kundër rrezikut të dezinformimit; “Pasyqrën”... Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara foli për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, teksa u ndal edhe te “Revolucioni Flamingo”, i cili prej 118 ditësh kërkon largimin e tij.
Edhe pse ndodhej në Nju Jork, në sallën e Kombeve të Bashkuara, ‘fantazma’ e Algoritmit duket se e kishte ndjekur kryeministrin edhe përtej Atlantikut. Duke folur për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, Rama tha se teknologjia mund të shërbejë për afrimin e qytetarëve me shërbimet publike, por jashtë mekanizmave të përgjegjshmërisë mund të bëjë pikërisht të kundërtën.
Për të ilustruar këtë pretendim, kreu i qeverisë solli si shembull “Revolucioni Flamingo”, i cili sipas tij ishte faktor i ndezur pikërisht nga manipulimi i krijuar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Duke vijuar me narrativen e vjetër për protestën, Rama tha se algoritmi u ‘’kurdis” nga dora njerëzore për të shpërndarë më dezinformim. Sipas tij, pikërisht ky dezinformim solli masivitetin e atyre ditëve shpërthyese të protestës. “Inteligjenca artificiale jashtë përgjegjshmërisë mund të eliminojë distancën midis një gënjeshtre dhe mendjes njerëzore. Shqipëria e përjetoi këtë drejtpërdrejt. Jam i sigurt që duhet ta keni ndjekur ose thjesht ta keni njohur të ashtuquajturin Revolucion Flamingo. Një narrativë e sajuar e një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua, u personalizua dhe u transmetua përmes zërave, faqeve dhe kanaleve që qytetarët tashmë i besonin. Një qytetar mori një histori tradhtie kombëtare. Një tjetër mori një histori provokimi fetar. Një tjetër mori një komplot pushtimi të huaj. Fabrikime të ndryshme hynë në botë të ndryshme emocionale, të gjitha duke i shërbyer të njëjtës gënjeshtër strategjike. Pasojat ishin reale.
Qytetarët kishin arsyet e tyre për të protestuar – mos më keqkuptoni – por papritur ata filluan të protestonin edhe kundër një armiku fantazmë. Për herë të parë, në diskursin tonë publik hynë narrativa antisemite. Mos harroni, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që e përfi Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa i kishte në fillim të saj. Frika u shndërrua në zemërim, zemërimi në mobilizim dhe trillimi në realitet politik. Dhe ky nuk është, e as nuk ishte, një eksperiment laboratorik. Nuk po ju flas për një film fantastiko-shkencor. Ishte një e martë në Tiranë, kryeqytetin tonë. Algoritmi nuk e shpiku objektivin. Një aktor njerëzor e bëri. Algoritmi nuk zhvilloi urrejtje. Ai zbuloi se si ta aktivizonte tonën. Ky është mashtrim sistematik si shërbim”, tha Rama.
Më pas, Rama mahniti të pranishmit me ‘antidotin’ që kishte prodhuar qeveria e tij kundër rrezikut të dezinformimit; “Pasyqrën”. Një program i ndërtuar dhe komanduar nga qeveria, e cila do të verifikojë vërtetësinë e çdo informacioni duke na treguar se çfarë është e vërtetë, e çfarë jo. Pra fiks si “Ministria e së Vërtetës” në novelën e George Orwell ‘1984’. Edhe pse Rama i parapriu duke thënë se nuk kishte si synim diçka të tillë. Sipas tij, qëllimi i “Pasqyrës” është që të mbrojë shoqërinë nga një industri gënjeshtrash.
“Kjo është arsyeja pse Shqipëria, në shkallën e saj mikroskopike krahasuar me këtë sfidë gjigante, po ndërton një pasqyrë dixhitale të bazuar në inteligjencën artificiale. Pasqyra do të identifikojë manipulimin në kohë reale, do të testojë pretendimet kundrejt informacionit autoritar, do të zbulojë modele të koordinuara dhe do t'i ndihmojë qytetarët të kuptojnë jo vetëm atë që po shohin, por edhe si dhe pse ai ka arritur tek ata. Nuk do t'u tregojë qytetarëve se çfarë duhet të mendojnë. E vërteta nuk mund të dekretohet nga asnjë qeveri. Ajo duhet të dëshmohet, të burojë, të testohet, të sfidohet dhe të mbrohet hapur. Pasqyra jonë nuk ka për qëllim të bëhet një arbitër opinioni. Ajo ka për qëllim të bëhet një infrastrukturë transparence. Nuk kërkon të krijojë një Ministri të së Vërtetës, Zoti na ruajt. Ajo kërkon të mbrojë shoqërinë nga një industri gënjeshtrash”, tha ndër të tjera Rama.rama okb Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Koha për dorëheqje ka përfunduar”, aktivisti ashpërson thirrjen: Rama do ta mbyllë karrierën politike në pranga 25 Shtator 2026, 20:2120:21Politike Rama në OKB paralajmëron për rrezikun e Inteligjencës Artificiale: Mund të bindë njerëzit e gabuar dhe të prodhojë miliarda gënjeshtra 25 Shtator 2026, 19:4119:41Politike Berisha: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet “mollë e ndaluar” për të rinjtë 25 Shtator 2026, 19:3919:39Politike Berisha nga Elbasani: Regjimi po shpërbëhet, mesazhet e Vlora Hysenit janë “lule” para atyre të Ramës 25 Shtator 2026, 19:1619:16Politike “U keni nxirë jetën shqiptarëve për 35 vjet”, Shehaj-qeverisë: Sa më shumë i injoroni, aq më shumë do t’ju kërkojnë llogari 25 Shtator 2026, 18:1918:19Politike Edi Rama rikthen kryespiunin rumun Florian Coldea; këshilltar informal i sigurisë, pas skandalit të 2024 25 Shtator 2026, 17:1717:17Politike

